Diplomati amerikan: Mirë Vuçiç do izolimin e Kosovës, po Rama çfarë kërkon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Profesori i njohur amerikan, Edward Joseph është shprehur i tronditur me qëndrimin e kryeministrit Edi Rama ndaj Kosovës sa i përket përjashtimit nga mini-shengeni ballkanik.

Ai thekson se e kupton pozicionin e Vuçiçit, i cili do izolimin e Kosovës, por nuk e kupton dot pozicionin e Edi Ramës.

Ne e kuptojmë pozicionin e Vuçiçit. Ai do ta izolojë Kosovën. Ajo që nuk është e kuptueshme është pozicioni i Edi Ramës. Pse po e bën ai këtë? Dhe pse po e tolerojnë strukturat politike në Shqipëri një gjë të tillë?”, ka thënë Joseph, profesor në universitetin John Hopkins në Ëashington për emisionin e “Neë Bugajski Hour”, që transmetohet në RTK.

Këtë fundjavë në kuadër të mini-shengenit ballkanik kryeministri Rama priti presidentin serb Aleksandër Vuçiç, kryeministrin maqedonas Zoran Zaev dhe atë të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.

Ajo që ka rënë në sy dhe është kritikuar gjerësisht është përjashtimi i Kosovës nga proces. Përveç kësaj Rama bashkë me Vuçiç lëshoi një lumë kritikash ndaj Kosovës duke kthyer në një tabelë qitjeje, me argumentin se po tregohet kokëfortë ndaj këtij procesi.

Me të drejtë profesori amerikan pyet me habi se çfarë po kërkon Edi Rama me sulmet ndaj Kosovës, se Vuçiç dihet që kërkon izolimin e saj?/Fjala.al/

Të fundit

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Spiunazh dhe komplot për vrasje në Gjermani, zbulohet plani i tre personave

Tre persona janë akuzuar në Gjermani për spiunazh dhe një komplot të mundshëm për vrasjen e një shtetasi ukrainas, sipas prokurorisë federale gjermane. Objektivi i...

Lajme të tjera

Web TV