Aktor në filmin e tij, Blerim Destani bën shqiponjën me duar me Robert De Niron (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori shqiptar Blerim Destani do të ketë rol përsëri në një film hollivudian. Madje në këtë projekt, “The Comeback Trail”, Destani do të luajë krah aktorit të madh dhe të njohur botërisht Robert De Niro.

Teksa bëjnë xhirimet në Hollywood, aktori shqiptar ka ka bërë shqiponjën me duar me aktorin amerikan. Robert De Niro ka rolin kryesor në këtë film ama përfshirja e Blerim Destanit ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët, pasi ai qëndron krah emrave të mëdhenj si De Niro dhe Lee Jones.

Në filmin “The Comeback Trail” Blerim Destani ka rolin e Boris dhe këtë lajm kaq të rëndësishëm Blerimi e ka ndarë me të gjithë ndjekësit në “Instagram”. Aktori shqiptar ka treguar se ndjehet mjaft krenar që po i jepet mundësia të punojë në të tilla projekte.

“Krenar për projektin tim të fundit kinematografik. Së bashku me të mëdhenjtë e Hollywood-it, Robert De Niro dhe Lee Jones”, ka shkruar Destani. Ai është djali i biznesmenit të suksesshëm Lazim Destanit nga Tetova, me origjinë nga krahina e Fanit të Mirditës, vendi i origjinës së At’Gjergj Fishtës.

Të fundit

Shqipëria rrezikon të zbrazet më tej nga popullsia!

Faktorë të tillë si ndotja e ajrit, pensionet e ulëta dhe kontratat e punës, po bahen nxitës të rinj...

Lista e deputetëve të Partisë Socialiste: Kush ikën dhe cilët janë emrat e rinj

Mbrëmjen e sotme, Partia Socialiste do të vendosë përfundimisht për listën e saj të kandidatëve për deputetë. Ajo që dihet deri më tani është...

“U tërbua pasi nuk do jetë në listën e PS”/ Braçe: Shqetësimi im nuk ka qenë karrigia…

Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar pas lajmeve se “u tërbua” dje në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave për shkak se nuk do të...

U eliminua nga gara, Shkëlzeni: Big Brother VIP e fiton…

Shkëlzeni është banori që është eliminuar nga gara mbrëmjen e sotme, pas një nominimi të vështirë me pjesën tjetër të djemëve të shtëpisë dhe...

Aleanca maqedonase braktis Berishën/Tërhiqet nga koalicioni me PD në zgjedhjet e 11 majit

Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) njoftoi largimin nga koalicioni me Sali Berishën. Për ABC News, kryetari i kësaj partie, Vasil Sterjovski dekaroi...

Lajme të tjera

Web TV