Video/Italia “mbërthehet” nga frika, të gjithë me maska në aeroportin e Milanos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërkohë që Italia është vënë në alarm pasi numri i të infektuarve me coronavirus i ka kaluar 100, këto janë disa pamje që Fjala.al ka siguruar nga aeroporti i Milanos, ku duken qartë disa persona që mbajnë maskë në zonën e hundës dhe gojës.

https://youtu.be/BxQk55tviS0

Vendi fqinj është kthyer në pikën kryesore të Evropës sa i përket virusit vdekjeprurës.

Kryeministri Italian, Giuseppe Conte njoftoi mbrëmjen e së shtunës një plan emergjent për t’u përballur me këtë situatë. Aty parashikohet edhe bllokimi i hyrjeve dhe daljeve në zonat e infektuara.

Lombardia dhe Veneto konsiderohen si ‘zemra industriale’ e Italisë dhe dy rajonet së bashku realizojnë 30% të prodhimit të brendshëm bruto.

‘Shpërthimi’ i coronavirusit në Itali erdhi nga qyteti i vogël i Codogno-s, në juglindje të Milanos, ku i identifikua pacienti i parë, një 38 vjeçar i cili ndodhet tashmë në gjendje të qëndrueshme.

“Të gjithë ata që janë infektuar kanë patur përgjatë datave 18-19 kontakte me dhomën e emergjencave dhe spitalin në Codogno”, ka deklaruar Giulio Gallera, drejtues i drejtorisë rajonale të shëndetit.

Banorëve të Codogno dhe 9 qytezave përreth u është kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin lëvizjet./Fjala.al

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV