400 mijë lekë ryshfet, Gjyqtarja e Elbasanit në GJKKO! Njihet me masën e sigurisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjyqtarja Zamira Vyshka do të njihet sot me rivlerësimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ në GJKKO.

Përgjimet dhe vëzhgimet e Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsioni nxorrën zbuluar gjyqtaren Zamira Vyshka dhe avokatin Ilir Pashaj të cilët janë arrestuar për ryshfet dhe korrupsion në Elbasan. Pasi i arrestuari Xhulio Musaj, i akuzuar në vitin 2019 për vjedhje kërkoi një ulje dënimi me 6 muaj burg duke ofruar shumën 200 mijë lekë me negociator avokatin Ilir Pashaj, gjyqtarja kishte kërkuar dyfishin, pra 400 mijë lekë.

Së bashku me gjyqtaren dhe avokatin është arrestuar dhe një familjar ndërsa tjetri është lënë në arrest shtëpie. Ata ishin të gatshëm të jepnin paratë e kërkuara për të lehtësuar masën e sigurisë ndaj Xhulio Musajt, por me fryrjen e shumës nga gjyqtarja, ata nuk kishin pranuar.

Në njoftimin e SPAK thuhet se gjyqtarja dhe avokati akuzohen për veprat penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, si dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Të fundit

Ç’duhet bërë?!

Nga Ylli Manjani Ç’duhet bërë?! Ma bëjnë shumë miq këtë pyetje. Po rendis edhe njëherë disa ndërhyrje ligjore që duhen bërë...

Protesta pro Veliajt, Policia i përgjigjet GJKKO-së: Ishte spontane

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka reaguar me anë të një deklarate zyrtare ndaj Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe...

Rama apel diasporës për t’u regjistruar: Ne shqipot i lëmë gjërat për në moment të fundit

Kreu i qeverisë, Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim”, u bëri apel emigrantëve të regjistrohen në zgjedhjet e 11 Majit. Rama u kërkoi...

“Para lindjes së diellit”, nata që ndau botën e ndjenjave njerëzore

Nga Leonard Veizi Ajo është një ngjarje e konsideruar minimaliste, por që përbëhej nga monologë të zgjeruar e dialog personazhesh, e ku u eksploruan tema...

Jo heroinat, por gratë e lira/ Biografia e re e Mari Kyri

Në Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë, takuam Dava Sobel, autore e një biografie të Mari Kyri nga një këndvështrim i ri... Giada...

Lajme të tjera

Web TV