Bajram Begaj mbërrin në Kuvend i shoqëruar nga gruaja dhe fëmijët! Priten nga Nikolla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Kur pritet që pas pak minutash të betohet si president i vendit, Bajram Begaj ka mbërritur në sallën e seancave plenare të Kuvendit, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmijët.Ai është pritur nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla.
Bajram Begaj, mori besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë. Në seancën parlamentare të 4 qershorit 2022, Begaj u zgjodh President i ri i Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim (83 deputetë morën pjesë në votim).Grupi i deputetëve të Enkelejd Alibeajt dhe Sali Berishës bojkotuan procesin, teksa nga opozita morën pjesë Mesila Doda, Shpëtim Idrizi, Nusret Avdullai nga PDIU, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Erisa Xhixho nga LSI dhe tre deputetë të PSD, Gertjan Deda, Gledis Çeliku dhe Meri Markiçi. Bajram Begës i duheshin 71 vota në këtë raund të katër, teksa ai arriti që të merrte 7 vota më shumë.

Të fundit

Pse opozita nuk po fiton zgjedhjet? Agron Duka: Janë bërë gabime të jashtëzakonshme

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, në një intervistë për News 24, teksa merrte pjesë nën protestën e...

Rama zbulon shifrat/ “560 mijë vizitorë të huaj erdhën në Shqipëri gjatë janarit”

560 mijë vizitorë të huaj erdhën në Shqipëri gjatë janarit. Këtë shifër e zbuloi kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në rrjetet sociale. Kreu...

Opozita zbret në shesh, protestë kombëtare para Kryeministrisë

Partia Demokratike dhe aleatët e saj janë mbledhur para Kryeministrisë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në një protestë masive pas akuzave të ish-zv/kryeministrit Arben...

Berisha del nga selia e PD-së, nis marshimin me militantët drejt kryeministrisë

Sali Berisha ka dalë nga selia e PD-së, rreth gjsyëm orë pasi duhej të niste protesta e opozitës në bulevardin përpara kryeministrisë. Berisha është i shoqëruar...

Zgjedhjet e 11 majit, Tom Doshi njofton futjen në garë, ja në cilin qark do të kandidoj

Tom Doshi do të kryesojë listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Social Demokrate në Qarkun e Shkodrës. Vendimin ia ka bërë të ditur strukturave...

Lajme të tjera

Web TV