Jul Çezari shpiku një kalendar, që u përdor nga njerëzimi për më shumë se 1600 vjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jul Çezari ishte i njohur për shumë gjëra:për marrëdhënien e tij me mbretëreshën e Egjiptit,Kleopatra, për pozitën si “Diktator i Përjetshëm” i Republikës Romake, por edhe për aftësitë e tij politike dhe ushtarake. Ndërkohë, ai njihet më pak për kontributin e tij në krijimin e një kalendari, që u përdor për më shumë se 1600 vjet, derisa një kalendar i ri e modifikoi modelin e Çezarit.

Përpara se Çezari të krijonte një kalendar të ri, romakët përdornin një kalendar që bazohej tek fazat e Hënës. Thuhet se ai ishte krijuar nga Romuli, themeluesi i Romës, dhe fillimisht përbëhej nga 10 muaj. Viti niste në muajin mars, dhe kishte në total 304 ditë.

Ai kalendar u modifikua me kalimin e viteve, për ta bërë kalendarin më pranë ciklit hënor,duke shtuar edhe 2 muaj të tjerë, Janarin dhe Shkurtin, në fillim të vitit. Ky ndryshim e rriti në 355 numrin e ditëve në vitin kalendarik.

Kalendari nuk qëndronte në sinkron me stinët, ndaj romakët e zgjidhën problemin duke shtuar çdo disa vjet një muaj të brishtë të quajtur Mercedonius (ose Intercalaris). Romakët shtuan muajin e brishtë duke hequr ditët e fundit të shkurtit, dhe duke ia shtuar muajitpasardhës, duke e çuar vitin në 377 ditë.

Vendimi se kur të shtohej ky muaj i takonte Pontifex Maximus, kryepriftit në Romën e Lashtë. Kjo i dha atij shumë pushtet, pasi mund të  shtonte qëllimisht vitet e brishta për të zgjatur mandatin e tij, ose të anulonte një vit të brishtë për të shkurtuar mandatin e pasuesit të tij.

Duke pasur parasysh fuqinë që kishte kryeprifti në shtimin e muajit të brishtë, kur Çezarimori pushtetin në Romë, kalendari ishte 3 muaj përpara vitit diellor. Meqë kalendari i mëparshëm bazohej në ciklin hënor, Çezari së bashku me astronomin Sosigen, krijuan një kalendar të ri të bazuar në vitin diellor ose tropikal.

Lexo edhe :  Tensione dhe vështirësi, shenjat që do e përjetojnë më intensivisht këtë janar

Ky kalendar i ri, i njohur tani si Kalendari Julian, kishte 365 ditë të ndara në 12 muaj. Ai i shtonte një ditë shkurtit çdo 4 vjet për të bërë një “vit të brishtë”. Por Sosigeni e mbivlerësoi gjatësinë e vitit me 11 minuta e 14 sekonda. Një kohë në dukje e parëndësishme, por egrumbulluar për qindra vjet derisa, rrezikonte që datat e kalendarit të mos përputheshin më me stinët.

Kalendari i Çezarit nuk ishte i përsosur, por ishte shumë pranë kalendarit që përdorim sot. Papa Gregori XIII donte të ndreqte mospërputhjet e kalendarit dhe stinëve. Ndaj krijoi një kalendar të ri, të cilin e modeloi atë sipas kalendarit Julian.

Kur u bë kalimi nga kalendari Julian, në atë që do të njihej si kalendari Gregorian, duheshin anashkaluar disa ditë për të “kapur” kalendarin në vitin diellor. Papa Gregori XIII, qëprezantoi kalendarin e ri, firmosi një dekret papal në vitin 1582, ku deklaronte se duhet të anashkaloheshin 10 ditë nga kalendari i vjetër.

Vetëm Italia, Polonia, Portugalia, Spanja dhe Franca e miratuan kalendarin e ri që atë vit.Pjesa tjetër e botës e bëri këtë shumë më vonë, duke bërë që të humbi shumë ditë me kalimin e viteve. Kalendari Julian nisi të përdorej më rrallë. Kjo U deshën më shumë se 300 vjetperiudhë tranzicioni, ndërsa tani kalendari Gregorian është ai që përdoret në mbarë botën.

Në fillim të viteve 1900, u miratua nga vendet e fundit të mbetura jashtë tij.

Të fundit

“Paketa e Maleve” / Çfarë parashikon qeveria përmes projektligjit të ri

''Paketa e Maleve” është projektligji më i fundit i miratuar në mbledhjen e qeverisë që synon të mundësojë investime...

Pse fëmijët duhet të jenë të lirë të ndërmarrin rreziqe

Provoni të shoqëroni një fëmijë ose nip në një shesh lojrash me një piramidë me litar disa metra të lartë, disa vende fshehjeje dhe...

Këshilli i Europës në Prishtinë

Nga Monada Mehmetaj, Strasburg

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë takohet me Shefin e Delegacionit të BE-së në Shqipëri

Përfaqësuesit e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë zhvilluan një takim produktiv me Shefin e Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Ambasadorin Silvio Gonzato. Patëm një diskutim të...

Një fillim i gjelbër për vitin 2025: Transformimi urban në qytet

Viti 2025 ka nisur me një vrull të ndjeshëm, ku lagjet dhe rrugët e qytetit po marrin një pamje më të gjelbër dhe të...

Lajme të tjera

Web TV