Coronavirusi, Cakaj: Nuk kemi asnjë të prekur, po ndjekim situatën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, me anë të një postimi në Facebook, njofton se deri më tani nuk është regjistruar asnjë rast shqiptarësh të prekur nga përhapja e Coronavirusit në Itali dhe se Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë dhe Konsullatat e Përgjithshme në Milano dhe në Bari po e ndjekin të gjithë çështjen hap pas hapi.

Postimi i plotë i Ministrit në Detyrë Gent Cakaj:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme së bashku me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Itali dhe Konsullatat e Përgjithshme në Milano dhe në Bari janë duke ndjekur nga afër situatën e emergjencës së krijuar nga përhapja e koronavirusit Covid19 në disa rajone të Italisë.

Deri më tani nuk ka informacione për qytetarë shqiptarë të prekur. Informacioni mbi identitetin e të prekurve mbetet i rezervuar në bazë të normativës europiane për mbrojtjen e të dhënave personale. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ambasada e Shqipërisë në Itali është në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ministrinë e Shëndetësisë të Italisë dhe me Departamentin e Emergjencave Civile të Këshillit të Ministrave të Italisë për masat e përbashkëta për parandalimin e perhapjes së virusit në territorin shqiptar.

Ne iu bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë në Itali dhe atyre që udhëtojnë për dhe nëpër Itali t’iu përmbahen masave të përcaktuara prej autoriteteteve italiane në situatën e emergjencës.Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ambasada e Shqipërisë në Itali do të vijojnë informimin e publikut varësisht prej situatës.

Të fundit

Avioni merr flakë gjatë fluturimit dhe bën ulje emergjente,ja çfarë e shkaktoi incidentit

Një aeroplan mallrash, i kompanisë postare FedEx, ka bër një ulje emergjente për shkak të zjarrit që shpërtheu në...

Volodymyr Zelensky: Heroi kamikaz

Me shumë gjasa, Volodymyr Zelensky nuk kishte shkuar në Shtëpinë e Bardhë për të kërkuar të hynte në histori, edhe një herë tjetër, si...

Primaret e PD-së/ Fillon procesi i numërimit, kutia e Konispolit rezulton me parregullësi

Hapja e kutisë së Konispolit ka rezultuar me parregullsi të shumta, pasi në këtë kuti janë gjetur 20 fletë votimi më shumë se nga...

Vota e diasporës/ Berisha nëser ne ora 13.00 takim në Milano

Në kuadër të takimeve, me diasporën për zgjedhjet e 11 majit lideri i opozitës shqiptare do të zhvillojë një takim në Milano, Itali. Njoftimin për...

“Puno dhe jeto aty ku ke zemrën”, Rama publikon pamjet nga përgatitja e skenës në Athinë

Ditën e nesërme kreu i qeverisë do të jetë në Athinë, ku do të marrë pjesë në Panairin e Punës, me shqiptarët që jetojnë...

Lajme të tjera

Web TV