Von der Leyen: BE-ja duhet të përgatitet për një ndërprerje të plotë të gazit rus

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Europa duhet të përgatitet për një ndërprerje të plotë të gazit natyror rus “herët a vonë”, paralajmëroi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në një intervistë për Agjencinë Gjermane të Lajmeve (DPA).

“Aktualisht, Rusia furnizon pjesërisht me gaz natyror, ose aspak, 12 shtete anëtare të BE-së”, tha Von der Leyen.

Prandaj, Evropa duhet të përgatitet për skenarin më të keq: një ndërprerje të plotë të furnizimeve me gaz natyror , herët a vonë,” tha ajo.

Presidentja e Komisionit u bëri thirrje vendeve që janë më pak të varura nga furnizimet me gaz natyror rus që të bashkojnë gjithashtu përpjekjet për të kursyer energjinë.

“Edhe [shtetet anëtare], të cilat nuk marrin pothuajse asnjë litër gaz natyror nga Rusia, nuk mund të shmangin pasojat e një ndërprerjeje të mundshme të furnizimit në tregun tonë të brendshëm,” tha von der Leyen.

Ekonomitë në Bashkimin Evropian , tha ajo, janë të ndërlidhura ngushtë, kriza e gazit natyror do të prekë të gjitha vendet anëtare në një formë ose në një tjetër.

“Prandaj, është e rëndësishme që të gjitha shtetet anëtare të reduktojnë konsumin e tyre në mënyrë që të gjithë të kursejnë më shumë gaz dhe ta ndajnë atë me ata anëtarë që kanë vuajtur më shumë”, theksoi Presidentja e Komisionit Evropian, duke shtuar se”Solidariteti energjetik është një parim bazë i traktateve evropiane” .

Propozimet e Komisionit Evropian do të diskutohen në një takim të posaçëm të ministrave të energjisë të BE-së të martën në Bruksel.

Von der Leyen shprehu besimin se propozimet e Komisionit do të marrin miratim të gjerë.

Unë jam e sigurt se ministrat e energjisë janë të vetëdijshëm për përgjegjësinë e tyre,” tha ajo. “Bëhet fjalë për krijimin e një sistemi sigurie për të gjithë, në mënyrë që vendet anëtare të mund të mbijetojnë të sigurtë dy dimrat e ardhshëm”, vuri në dukje presidentja e Komisionit.

Lexo edhe :  Sanksionimi i zyrtarëve të GJNP/Gjykata dënon vendimin e Trump: Po dëmton punën e pavarur

Komisioni Evropian ka propozuar uljen e konsumit të gazit natyror me 15% nga fundi i shtatorit deri më 31 mars 2023. Megjithatë KE po përballet me refuzimin e disa vendeve, si Spanja , Portugalia dhe Greqia.

Të fundit

PSG shkatërron Monacon në derbin francez, Kvaratskhelia gjen golin e parë me parizienët

PSG-ja vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Monakon me rezultatin 4 me 1...

Pesë gola në tre ndeshje, Kolo Muani “fluturon” tek Juventus

Kolo Muani është ylli i ri i Juventusit. Sulmuesi francez ka arritur të përshtatet në mënyrën më të mirë të mundshme me skuadrën e...

Së shpejti drejt altarit? Ish-banorja e BBV 3: Nuk e di çfarë plani ka ai, por që…

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Dea Vieri, ka qenë një ditë më parë e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo...

Shqipëria mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale kundër sanksioneve të Trump

Shqipëria iu bashkua të premten një deklarate ndërkombëtare në të cilën shprehet “mbështetje e plotë” për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pak ditë pasi presidenti i...

Tërmetet në Santorini, sizmiologu tregon zonat me risk në Shqipëri!

Ishulli i Santorinit në Greqi po përballet me lëvizje të forta sizmike prej disa ditësh. Por a duhet të kemi frikë se mund të...

Lajme të tjera

Web TV