“Toyota-n” e blinduar e ka një shqiptar nga MV, Ylli Brahimi e kishte marrë me qera

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Elton Qyno

Zbulohen detaje të reja nga atentati mafioz i kryer ndaj Klisman Preçit dhe Ylli Brahimit, ngjarje kjo e rregjistruar mbrëmjen e të premtes në zonën e Milotit. Automjeti i blinduar tip “Land Chruizler” i cili u bë shoshë nga tre automatikë, rezulton të jetë në pronësi të një shqiptaro-maqedonazi me emrin Haziz. Ky i fundit ja ka dhënë me qëra Ylli Brahimit, i cili kishte dhe një autorizim përdorimi të makinës së blinduar. Automjeti mësohet se ka hyrë në Shqipëri nga Pika Kufitare e Morinës, duke u përdorur më pas nga Ylli Brahimi. Brahimi i kishte shpëtuar dy atentateve mafioze në qytetin e Laçit dhe Milotit, ndaj dhe ishte siguruar duke marë masa për të lëvizur me automjet të blinduar. Brenda në makinë, policia e Kurbinit, ka gjetur dhe dokumentat e automjetit që tregojnë se mjeti i përkiste një shtetasi shqiptaro-Maqedonas me emrin Haziz. Aktualisht makina vijon të jetë e bllokuar në komisariatin e Kurbinit, ndërsa është konfirmuar se xhamat e makinës janë çarë nga plumba blindshpues. Në total në vendgjarje janë gjendur 108 gëzhoja automatiku. Por për këtë ngjarje, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi dhe u plagos rëndë Ylli Brahimi, ende nuk ka asnjë autor të identifikuar dhe arrestuar nga policia. Krim i rëndë ndodhi vetëm 5 ditë, pas masakrës tek mbikalimi i Fushë-Krujës, ku mbetën të vrarë Briland Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha. Brenda një kohë kaq të shkurtër, u ekzekutuan 4 persona ndërsa një i pestë mbeti i plagosur rëndë. Deri ditën e sotme Ylli Brahimi, nuk ka qënë në gjëndje të japë dëshminë e tij për ngjarjen, për shkak të shëndetit jo të mirë dhe qëndrimin të tij me oksigjen pa ndërprerje. Mjekët kanë këshilluar që ai të mos lodhet gjatë kësaj kohe, duke bërë që policia të shtyjë për një moment të dytë marjen e dëshmisë së tij. Sipas dinamikës së ndërtuar deri në këtë fazë të hetimit, i pari që është qëlluar me armë, ka qënë Klisman Preçi, i cili rezulton të ketë zbritur nga makina “Toyota” e blinduar, për të hapur derën e oborrit të pallatit. Por vrasësit ishin pozicionuar në atë vend, duke pritur 10 minuta, deri në ardhjen e dy objektivave, të cilët ishin duke pirë kafe në një lokal të Milotit. Ndërsa Brahimi ka qëndruar në makinën e blinduar, por sërisht ka marë 2 plumba në këmbë dhe 1 në gjoks. Ajo që e bën më të vështirë zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë, është fakti se kamerat e sigurisë që Ylli Brahimi, kishe montuar në banesën e tij nuk punonin. Megjithëse zona ku ka ndodhur vrasja është e mbuluar nga kamerat e sigurisë, çuditërisht asnjëra prej tyre nuk ka punuar. Paisja DVR rezulton të ketë qënë e fikur dhe nuk dihen arsyet se pse kamerat nuk ishin në gjëndje shërbimi.

Të fundit

E vërteta, apatia dhe cinizmi

Nga Ben Andoni Beteja e radhës ndaj informalitetit e ka treguar kryeministrin Rama si të papërballueshëm në aksionet e tij...

1209 – Masakra në Béziers: Fillimi i Kryqëzatës kundër Albigensëve (Katharëve)

Më 22 korrik 1209, qyteti i Béziers në Languedoc (jug i Francës së sotme) u sulmua dhe u shkatërrua brutalisht nga forcat e kryqëzatës...

Horoskopi ditor, 22 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Megjithë disa keqkuptime në marrëdhëniet në çift, do të jeni të durueshëm dhe do të përpiqeni ta bëni këtë një ditë pozitive. Bëni...

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria bëhet” mes Endri Shabanit dhe...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Lajme të tjera

Web TV