test

Keqi i vuri zjarrin makinës dhe flaku kutinë e shkrepses, gjenden gjurmët e gishtit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elton Qyno

Një kuti shkrepëse e gjetur nga policia e Lezhës, disa metra larg vendit ku është djegur makina e autorëve të vrasjes së ish-drejtorit të OSHEE, Saimir Jaku, ka shërbyer për identifikimin e një prej aurorëve pjesëmarës në këtë vrasje.
Mbi shkrepësen e sekuestruar, policia në vitin 2016 arriti të fiksojë një gjurmë gishti, e cila për 7 vite me rradhë është ekzaminuar dhe krahasur me qindra gjurmë të tjera gishti, të personave të ndryshëm dhe të dyshuar si pjesëmarës në këtë ngjarje.
Gjurma e gjetur në kutinë e shkrepëses është identifikuar vetëm ditën e djeshme, dhe i përket shtetasit Dorjan Keqit nga fshati Vinjoll i Krujës. Sipas policisë, Keqi ka vepruar si vrasës me pagesë së bashku me dy persona të tjerë, të cilët ende nuk janë identifikuar. Policia beson se tre personat i përkasin dhe janë paguar, nga një grup kriminal që vepron në qytetin e Lezhës.
Mësohet se shkrepësja është përdorur nga autorët për ti vënë zjarrin makinës së përdorur në vrasja,mjet i cili u gjend plotësisht i djegur në një fshat të kurbinit.
Një nga autorët që besohet se ka qënë Dorjan Keqi, është njeriu që pasi ka lyer makinën me benzinë, i ka vënë zjarrin asaj me shkrepëse. Më tej kutinë e shkrepëses, ai e ka hedhur disa metra larg makinës dhe më pas janë larguar me një automjet tjetër.
Por pikërisht kutia e shkrepëses është gjendur nga grupi i hetimit të cilët, kanë konstatuar dhe një gjurmë gishti mbi të. Gjurma e gishtit është analizuar gjatë në laborator, por nuk është zbuluar gjurma krahasuese.
Gjatë këtyre 7 viteve, kërkime janë kryer edhe në bazën e të dhënave të gjurmëve, pranë kompanisë së pasaportave “Aleat”. Por edhe aty nuk u arrit të përftohej një e dhënë domethënëse, që do çonte në identifikimin e personit që kishte lënë gjurmën e gishtit.
Plot 7 vite pas vrasjes së drejtorit të OSHEE Saimir Jaku në Rrëshen, ndalohet 40-vjeçari Dorjan Keqi nga Kruja. Ky i fundit kërkohej nga policia si person për tu verifikuar për ngjarjen e Milotit, ku mbeti I vrarë Klisman Preçi dhe u plagos rëndë Ylli Brahimi.
Në momentin e lokalizimit nga policia, Keqi ka qënë duke drejtuar një automjet në gjëndje të dehur. Ai është shoqëruar në Drejtorinë e Qarkut Lezhë, duke u marë në pyetje për ngjarjen e Milotit, lidhur me vendodhjen e tij natën e krimit.
Njëherësh Dorjan Keqit i janë marë gjurmët e gishtave, të cilat pas analizimit në të dhënat e policisë shkencore, rezultoi se gjurmët e tij përputheshin me gjurmën e gishtit të zbuluar në kutinë e shkrepëses së gjetur në makinën e përdorur në vrasjen e Saimir Jakut dhe plagosjes së rëndë të Gjergj Prengës, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2016.
Ndaj Dorjan Keqit është nxjerë menjëherë urdhëri i ndalimit dhe aktualisht ai ndodhet në burg për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” në dëm të Saimir Jakut, “Plagosjes së rëndë me dashje” ndaj Gjergj Prenga dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarit”.
Keqi në asnjë moment nuk ka pranuar akuzat dhe përfshirjen e tij në këtë ngjarje. Por fakti që gjurma e gishtit të tij është gjendur në kutinë e shkrepëses, ngreh dyshime të forta në pjesëmarjen e tij në këtë ngjarje.
Pritet që në ditët në vijim Keqi të dalë para gjykatës së Lezhës, ku do njihet me masën e sigurisë “arrest në burg” që do kërkojë prokurori.

Të fundit

Dyshohet se shkelën pronën e kryeministrit britanik/ Arrestohen 4 persona

Katër burra u arrestuan të martën me dyshimin për shkelje të ligjit, pasi hynë në territorin e pronave në...

Kërkoi masë më të lehtë sigurie, GJKKO lë në fuqi masën ‘arrest në burg’ për Jorgo Goron

GJJKO lë në fuqi masën ‘arrest me burg’ për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro. Goro kërkoi masë më të lehtë sigurie, por u refuzua nga...

“Kini mendjen se po xhirojnë”/ Skandali te Onkologjiku, si ruheshin mjekët nga gazetarët

Denoncimet e pacientëve kanë zbuluar të gjithë skemën si mjekët dhe personeli që punonte tek Onkologjiku nxisnin pacientët të kryenin vizitat dhe shërbimet në...

Plas sherri në Sarandë, 66-vjeçari godet me shkelma nipin dhe bashkëshorten e tij

Këtë të mërkurë, uniformat blu në Sarandë, kanë vënë në pranga një 66-vjeçar, pasi akuzohet për dhunë. Në njoftimin e e policisë, thuhet se në...

Rritje e pagave për mësuesit, Manastirliu: Mesatarja do të jetë 950 euro

Nga rritja e pagave në administratën publike do të përfitojnë ndër të tjerë edhe 30 mijë punonjës në sistemin arsimor. Lajmin e bëri të ditur...

Lajme të tjera

Web TV