Audioja në Whatsapp për coronavirusin, Ministrja: Është e pa vërtetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Audioja e shpërndarë në Whatsapp e një vajze, sipas së cilës vjehrra e motrës së saj konfirmonte 12 raste në Shqipëri dhe se shteti e fsheh është e pavërtetë!  Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se një informacion i tillë është falso, i cili është shpërndarë nga një person i paidentifikuar ende për motive të paqarta, dhe qetëson të gjithë qytetarët se do të jetë transparente me shifrat në rast se do të ketë persona të dyshuar.

“Të gjitha informacionet që përhapen në rrugë jo zyrtare, në rrjete sociale, media, nuk duhet të merren në konsideratë pasi nuk referojnë situatën reale dhe dëmtojnë mbi të gjitha sigurinë publike duke përhapur panik të panevojshëm. Aq më pak duhen besuar mesazhe zanore dashakeqe, të sajuara dhe hedhur në qarkullim njësoj si ato të pak muajve më parë pas situatës së tërmetit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se të gjitha informacionet mbi situatën e koronaviriusit publikohen në faqen zyrtare të MSHSH dhe në profilet e saj në rrjete sociale dhe media. MSHMS publikon çdo ditë informacionin zyrtar mbi koronavirusin në përputhje me udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë rekomandon të gjithë qytetarët që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 në rast të shfaqjes së çdo shqetësimi apo shenje klinike”, njofton ministria./Fjala.al

 

Të fundit

Në Ditën e Shën Valentinit, Capital T konfirmon lidhjen e shumëpërfolur me Adrola Dushin

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ka bërë që rrjetet sociale të “vlojnë” me komente pas një postimi misterioz...

Pavarësia pa UÇK/ Veteranët: Vetëvendosja na ka ofenduar

17 shkurti shënon 17 vite pavarësi të shtetit më të ri në Europë, Kosovës. Por kjo datë, që do te duhej të ishte festë...

“Kane blerë veshje firmato,”në dollapin e Xoxe, SPAK ka gjetur vetëm rroba të markës Zara

Shqiptarja.com siguron një kopje të procesverbalit të BKH-së, gjatë kontrollit të banesës ku evidentohet se në dollapin e bashkëshortes së kryetarit të bashkisë Erion...

VIDEO /Po notonte me kajak, balena gëlltit të riun dhe e pështyn të gjallë më vonë

Një incident i rrallë ndodhi të shtunën e kaluar në Patagonia të Kilit, kur një balenë gëlltiti një kajaker për disa sekonda, përpara se...

Festa e demokratëve pas arrestimit të Veliajt/ Pse PS-ja nuk bëri “dasmë” për Berishën!

Deputeti socialist, Petro Koçi shprehet se PS nuk është e lëkundur për reformën që sipas tij e bëri vetë mazhoranca, atë në Drejtësi.  Koçi...

Lajme të tjera

Web TV