Llogari bankare pa kosto, zbardhet rregulloja e Bankës së Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Brenda këtij vitit të gjithë personat mbi 18 vjeç do të kenë një llogari bankare, e cila do të qëndrojë e hapur pa pagesë, ose me kosto simbolike. Banka e Shqipërisë do të adoptojë Direktivën e Bashkimit Europian mbi llogaritë e pagesave. Në thelb, adoptimi i kësaj direktive do t’i ofrojë çdo personi të drejtën për një llogari bazike pagese pa kosto ose me kosto simbolike, pavarësisht vendbanimit apo gjendjes së tij financiare. Gjithashtu, adoptimi i kësaj direktive do të përmirësojë transparencën e tarifave të këtyre llogarive, si dhe të lehtësojë kalimin nga një bankë te tjetra.

Zgjerimi i përqindjes së popullsisë që zotëron një llogari bankare dhe kryen veprime me të synon rritjen e përfshirjes financiare dhe uljen e përdorimit të parasë cash në ekonomi. Mbështetur në të dhënat më të fundit fundit, vetëm rreth 40% e shqiptarëve në moshë madhore zotërojnë një llogari bankare. Ekonomia shqiptare ka përdorim tejet të lartë të parasë cash dhe 96% e pagesave nga konsumatorët dhe bizneset shlyhen në para fizike.

Një studim i Bankës së Shqipërisë dhe Bankës Botërore për kostot dhe kursimet e pagesave me vlerë të vogël ka treguar se në total këto pagesa kanë një kosto sa rreth 2.5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto ose pothuajse 300 milionë dollarë në vit. Zëvendësimi i një pjese të pagesave cash do të ulte kostot, duke siguruar kursim të konsiderueshëm të parasë, por edhe të kohës, për konsumatorët. Baza për të ulur përdorimin e cash është që sa më shumë individë të zotërojnë një llogari bankare, që më pas do të shërbente në funksion të formave alternative të pagesave.

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV