Vdes 103 vjeç shkencëtari që paralajmëroi botën për rrezikun e ndryshimeve klimatike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkencëtari britanik, James Lovelock, i cili u bë i famshëm për paralajmërimin e tij për krizën klimatike ka ndërruar jetë në moshën 103-vjeçare.

Themeluesi i “ Teorisë së Gaia” që e paraqet Tokën si një organizëm të gjallë që ka aftësi për vetërregullim, ka ndërruar jetë në moshën 103-vjeçare, njoftoi sot familja e tij.

“James Lovelock ndërroi jetë dje e martën, 26 korrik në shtëpinë e tij, i rrethuar nga familja e tij, në ditëlindjen e tij të 103- të”, tha familja e të ndjerit.

“Ai ishte i njohur botërisht si një pionier, profet i krizës klimatike dhe themelues i Teorisë Gaia,” thuhej në njoftimin e familjes.

Duke e paraqitur veten gjatë gjithë karrierës së tij si një “shkencëtar të pavarur”, Lovelock ishte përplasur me kolegët mbi vizionin e tij apokaliptik të krizës klimatike, raporton abcnews.al.

” Tani është tepër vonë, tepër vonë, për të shpëtuar planetin siç e njohim ne “, i tha ai AFP në 2009, disa muaj përpara Konferencës së dështuar të Kopenhagës për Klimën (COP15).

“Përgatituni për humbje masive njerëzore ”, kishte deklaruar ai, një nga të paktët shkencëtarë në atë kohë që parashikoi të ardhmen e zymtë, shkruan The Guardian.

Lindur në vitin 1919, Lovelock u rrit në Londrën jugore dhe punoi për 20 vjet në Institutin Britanik për Kërkime Mjekësore.

Ai u punësua nga NASA në fillim të viteve 1960 dhe u transferua në Kaliforni për të punuar në kërkime mbi mundësinë e jetës në Mars.

U bë i njohur për formulimin e “Teorisë Gaia” në vitin 1970, duke e paraqitur Tokën si një organizëm të gjallë të aftë për vetërregullim.

Në atë kohë, teoria e tij u kundërshtua ashpër.

Për sa i përket pandemisë Covid-19, James Lovelock kishte thënë në qershor 2020 për AFP se ” po vret veçanërisht bashkëmoshatarët e tij “ duke theksuar se “ndryshimi i klimës është më i rrezikshëm për jetën në Tokë se pothuajse çdo sëmundje tjetër”.

Të fundit

Kufizohen kreditë për shtëpi/ Tavan për vlerën dhe afatin e shlyerjes

Kufizohet dhënia e kredive për blerje banese.Vendimii bankës së Shqipërisë  është publikuar në fletore zyrtare dhe parashikon që bankat...

Më pak makina se bota, më shumë trafik se bota. Pse ne shqiptarët jemi kështu?!

Pavarësisht rritjes së vazhdueshme të numrit të automjeteve në vend, Shqipëria vijon të mbetet një nga shtetet më pak të motorizuara në Europë. Të dhënat...

Si Mira Murati po e ndryshon njerëzimin përmes një Inteligjence Artificiale “etike”

Shpërthimi i OpenAI si një ndër kompanitë e të ardhmes dhe shumë shpejt një prej më të vlefshmeve në botë, nuk erdhi pa bujën...

Proda: Do të krijojmë Akademinë e Policisë për Ballkanin Perëndimor

Ditën e sotme, në Akademinë e Sigurisë, Zëvendësdrejtori i Programit ICITAP të Departamentit të Drejtësisë të ShBA-së, z. Steven Fields, i dorëzoi Drejtorit të...

Ish-këshilltari i Tony Blair: Skandaloze që Veliaj mbahet në burg pa një akuzë zyrtare!

Ish-këshilltari i Tony Blair, Alastair Campbell ka folur në një nga episodet e fundit të podcast-it “The Rest is Politics” në lidhje me mbajtjen...

Lajme të tjera

Web TV