Real Madrid kërkon një sulmues, në listë është edhe Armando Broja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Armando Broja i ka “çmendur” të gjithë. Paraqitjet e sulmuesit të kombëtares shqiptare me Southampton në sezonin që kaloi, ranë në sytë e të gjithë skuadrave të mëdha, të cilat tashmë kërkojnë shërbimet e sulmuesit.

Përveç skuadrave të Premier League dhe Serie A, tashmë edhe La Liga e ka kthyer transferimin e Brojës në një nga objektivat e skuadrës. Më saktësisht i pabesueshëm është lajmi që vjen nga Spanja. Prestigjiozja “AS”, ka hapur faqen e parë me objektivat e Realit të Madridit në merkato dhe mes tyre është dhe Armando Broja.

Kjo tregon se 20-vjeçari shqiptarë është në “radarët” e gjigandëve spanjollë, i cili qëndron përkrah objektivave të tjerë të “Los Blancos”.

Gjithçka mund të ndodhë gjatë kësaj merkatoje, edhe pse Chelsea është i vendosur të bëhet “mur” për sulmuesin e kombëtares pasi Thomas Tuchel e shikon pjesë të formacionit të tij për sezonin e ri, por nga ana tjetër nëse në zyrat e bluve të Londrës mbërrin një ofertë e parezistueshme për Brojën, vështirë që skuadra angleze mund të rezistojë.

Të fundit

Pjesa e makinës që po vidhet më shumë në Britaninë e Madhe

Targat e makinave janë kthyer në objektin më të dëshiruar nga bandat kriminale të organizuara në Britani, duke shënuar...

Kundërshtoi kolegët për testin e alkoolit, AMP arreston efektivin e ‘Shqiponja’-ve!

Eefektivi i patrullës ‘Shqiponja” të Policisë së Durrësit përfshihet në aksident duke zbardhur dita e sotme në rrugën ‘Egnatia’ teksa u përplas me disa...

Gjithçka që Rusia duhet të bëjë është të kthehet në shtëpi

Nga Olga Rudenko* Vladimir Putini dukej sikur po e shijonte çdo minutë. Putin, presidenti i Rusisë, njeriu që ka shpallur se vendi im nuk duhet të...

Shqiptarja që gjeti dashurinë në emisionin britanik, momentet që morën gjithë vëmendjen

Në sezonin e dytë të reality show-t të famshëm, “Love Is Blind: UK”, vëmendjen e mori një çift që preku publikun me historinë e...

Izraeli nënshkruan marrëveshjen më të madhe të gazit në histori, miliarda euro fitime

Qeveria izraelite është gati të finalizojë një marrëveshje të madhe furnizimi me gaz me Egjiptin, që përfshin eksportin e 22% të burimeve nga Leviathan,...

Lajme të tjera

Web TV