Totalisht jashtë kontrollit, raketa kineze godet Tokën në fundjavë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Raketa kineze, që aktualisht ndodhet jashtë kontrollit të bazës, do të godasë tokën të dielën. Sipas ekspertëve, mundësitë që ajo të godasë zona të populluara ekzistojnë.

Bëhet fjalë për atë që ka mbetur nga raketa Long March 5B, e cila është dërguar në hapësirë më 24 korrik, për të dorëzuar modulin e eksperimentit Wentian në Stacionin Hapësinor të Kinës Tiangong.

Me peshë rreth 22 tonë metrikë, pritet që raketa të rihyjë në atmosferën e Tokës në orën 00:24 BST (1:24 AM, Tiranë), të dielën sipas Aerospace Corporation.

Organizata jofitimprurëse amerikane, e cila po gjurmon “mbetjet hapësinore”, ka nxjerrë në pah një zonë të madhe të Tokës ku mund të bien mbeturinat, por tha se është ‘ende shumë herët’ për të ditur saktësisht se ku.  Më shumë se 88 për qind e popullsisë së botës jeton nën zonën e mundshme të rihyrjes, e cila përfshin të gjithë Afrikën, Indinë, Australinë dhe Amerikën Qendrore.

Të fundit

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Zbulohet dokumenti, ky është bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare

Inside Story ka siguruar një dokument të pa publikuar më parë, që flet për aktin e parë të marrëveshjes me një bashkëpunëtor të drejtësisë...

Megaoperacioni Itali-SPAK, në kërkim vëllai i truprojës së Sali Berishës!

Redi Tusha, në kërkim dhe me masë "arrest në burg" me vendim të autoriteteve italiane, për llogari të operacionit "Ura" ku u firmosën 26...

“Ju tregoj pse fitoi Rama”, Arlind Qori flet më troç se kurrë

Kryetari i partisë Lëvizja Bashkë, Arlind Qori ishte këtë të mërkurë i ftuar në Euronews Albania, ku komentoi zgjedhjet e mbajtura në 11 maj. Ai...

Lajme të tjera

Web TV