Reagimi/ PD dërgon PS-në në Kushtetuese për investimet strategjike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi mazhoranca qeverisëse rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për investimet strategjike të dhëna nga qeveria, çështja i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Pritet shqyrtimi nga institucioni më i lartë i interpretimit ligjor dhe kushtetues për fatin e mëtejshëm të komisioneve hetimore parlamentare.

Marrja e të drejtës nga qeveria për investime strategjike në pjesën e bregdet jugor vuri në lëvizje Partinë Demokratike. Kjo e fundit kërkoi ngritjen e një komisioni Hetimor për këtë çështje. Grupi parlamentar i PD-së Enkelejd Alibeaj ka kundërshtuar rrëzimin e kërkesës për ngritjen e Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike duke e dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Deputetët demokratë i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr. 53/2022 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e projektvendimit “Për Ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për verifikimin e mënyrës së zbatimit të ligjit nr. 55/2015 “Për Investimet Strategjike në Republikën e Shqipërisë”. Në kërkesë i kërkohet Gjykatës Kushtetutese që të shprehet se deri në çfarë mase ka të drejtë shumica parlamentare të vlerësojë nivelin e respektimit të parimeve kushtetuese në kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor të Kuvendit nga jo më pak se 1/4 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe nëse ka të drejtë shumica parlamentare që pa ofruar asnjë propozim a formulim alternativ, të rrëzojë një kërkesë për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit, për shkak se pretendon mosrespektimin e parimeve kushtetuese?

Për më shumë se tri herë, 35 deputetë të Grupit Parlamentar të PD i kërkuan Kuvendit të kontrollonte mënyrën se si qeveria ka zbatuar ligjin për investimet strategjike, por mazhoranca socialiste në Kuvend, vendosi mosmiratimin e ngritjes së një Komisioni Hetimor për këtë çështje. “Për deputetët demokratë ligji i investimeve strategjike është shndërruar në një ligj klinetelist që ka favorizuar vetëm pak investitor vendas pranë Qeverisë. Për të ilustruar abuzimin me këtë ligj demokratët kanë sjell shembullin e përfitimit të statusit të investitorit strategjik të bashkëshortit të Ministres së jashtme Olta Xhaçka”, sipas njoftimit të grupit.

Të fundit

Pozicionet e punës që do të zhduken deri në 2030

Sipas raportit të vitit 2025 nga Forumi Ekonomik Botëror, rreth 92 milionë vende pune – ose 8% e totalit...

Video-lajm!/ Pasi ngatërroi datën e zgjedhjeve, Berisha harron edhe në cilin vit jemi

Gafat nga mosha nuk kanë fund për ish-kryeministrin Sali Berisha në fushatën për zgjedhjet e 11 majit. Këtë herë nuk mban mend në cilin vit...

Festoi 27-vjetorin, aktori Olsi Bylyku surprizohet nga e dashura (Foto)

Aktori i njohur Olsi Bylyku ka festuar ditëlindjen e tij të 27-të ku mes shumë urimeve dhe surprizave nuk mund të mungonte ajo e...

Rama: Në kantierin e lagjes historike, shumë shpejt do kthehet në një pol të ri turistik

Kryeministri Edi Rama ka ndjekur punimet në lagjen historike ku po punohet për rivitalizimin e saj për ta kthyer në një pol të rëndësishëm...

Skandal në kufi: Ushqime me dokumente false kalojnë lirshëm

Tre punonjës të Doganës së Kapshticës janë proceduar penalisht, pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke lejuar kalimin e një ngarkese me mallra ushqimore...

Lajme të tjera

Web TV