Lideri çeçen kërkon largimin e NATO-s nga Kosova: Do të keni pasoja të mjerueshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ramzan Kadyrov, lideri i Çeçenisë ka akuzuar NATO-n për tensionimin e situatës në veri të Kosovës. Kadyrov përmes një reagimi në Telegram tha se e njeh mirë presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe se beson se ai “e kupton shumë mirë se çfarë është NATO”.

“Kjo është një situatë shumë komplekse në të cilën ekziston një palë e tretë e nxitësve – NATO. Serbia është një vend që mbështeti hapur Rusinë në luftën kundër nazizmit dhe satanizmit në Ukrainë. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, të cilin unë e njoh mirë, e kupton shumë mirë se çfarë është NATO dhe çfarë metodash përdor aleanca për të nxitur konflikte”, shkruan Kadyrov.

Ai thotë se NATO “po përpiqet t’i korruptojë vendet me vlera tradicionale në një tufë njerëzish të ligj me instinkt kafshësh pa fe dhe nder”. “Djali” çeçen i Putinit ia qau hallin “popullit mysliman të Kosovës”, duke thënë se për ta pasojat “do të jenë të mjerueshme”, përcjell Express.

“NATO tashmë deklaron gatishmërinë luftarake dhe tërheq forcat e saj deri në kufi. Në rast të armiqësive, pasojat për popullin mysliman të Kosovës do të jenë të mjerueshme, pavarësisht nga përfundimi. Po, do të ketë një fitues – e ashtuquajtura Europa progresive. Ndërsa Ballkani do të luftojë, i gjithë Perëndimi do të qëndrojë prapa dhe do të japë fishekë, por do të jetojë në paqe, duke protestuar herë pas here kundër shkeljes së të drejtave të satanistëve, duke diktuar prioritetet e tyre në botë”, ka shkruar Kadyrov.

Duke e lidhur gjithçka me “satanizmin”, ai pati një thirrje për shqiptarët dhe serbët.

“U bëj thirrje serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës që ta largojnë Iblisin e NATO-s nga ekuacioni dhe të mendojnë për të ardhmen e tyre”, shkroi ai.

Lexo edhe :  Rikthehen fjalimet/Çfarë pritet të ndodhë sot në protestën e opozitës para Kryeministrisë

Kadyrov, i cili sundon republikën brenda Federatës Ruse, por mban edhe titullin e gjeneralmajorit në Gardën Kombëtare të Rusisë, raportohet të ketë dërguar rreth 10 mijë trupa nga shteti i tij në Ukrainë, për t’i ndihmuar rusët në pushtimin e vendit fqinj.

Kadyrov, i cili në të shkuarën ka luftuar kundër dhe në krah të Rusisë në luftërat në Çeçeni, njihet për brutalitetin dhe sundimin me dorë të hekurt në vendin e tij, ku mendohet se ka kryer edhe ekzekutime pa vendime gjykate

Të fundit

G Bani pranon se e goditi Gjestin: Jam mësuar të më preket imazhi

I tronditur nga situata dhe vendimi i Vëllait të Madh, G Bani dha një intervistë për “Fan Club”, disa...

Plani tronditës i Trump për Lindjen e Mesme tërheq investitorët ndërkombëtarë

Tronditje historike e Lindjes së Mesme po fillon të tërheqë investitorët ndërkombëtarë, duke ‘u ngrohur’ nga perspektiva e paqes relative dhe rimëkëmbjes ekonomike pas...

Thasë me flete votimi që vijnë nga diaspora e Kosovës, nis procesi i verifikimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, ka nisur verifikimin e votave që kanë ardhur përmes postës. Siç shihet në këtë foto fletët e votimit janë...

Del në shitje kontrata e këngës historike të Jay-Z dhe Eminem

Jay-Z e ftoi Eminem si yllin e vetëm në albumin e tij të famshëm “The Blueprint” dhe prova e marrëveshjes së tyre për “Renegade”...

E shpalli ‘non grata’, Berishës nuk i del inati me Blinken

Ish-kryeministrit Sali Berisha nuk i del inati me ish sekretarin e Shtetit në SHBA, Antony Blinken, i cili e shpalli kreun e PD non...

Lajme të tjera

Web TV