Sezoni turistik/ Policia e Shtetit: Jemi pranë jush, për t’ju përcjellë me mbresa!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria është një nga pikat turistike e cila ka mbledhur rreth vetes mijëra turistë, për shkak bukurisë së natyrës, mirëpo për pushime të bukura duhet të ofrohet edhe siguri.

Për këtë arsye, Policia e Shtetit ka bërë me dije se në të gjithë territorin shqiptar janë në terren mijëra forca të policisë, për t’iu gjendur pranë çdo turisti sa herë që të ketë nevojë.

“Shqipëria, perla e Ballkanit, me dyer të hapura në çdo stinë, gjatë 2 muajve të këtij sezoni turistik u shndërrua në vendin e preferuar të vizitorëve, eksploruesve dhe turistëve nga mbarë bota. Policia e Shtetit u angazhua maksimalisht gjatë këtyre muajve, për të garantuar një sezon turistik veror sa më të sigurt dhe vijon angazhimin 24/7, nga veriu në jug, deri në mbyllje të sezonit, për të rritur parametrat e sigurisë në plazhe dhe në zonat turistike.

Punonjësit e Policisë ishin dhe do të jenë pranë jush në çdo port, aeroport, në çdo pikë kalimi kufitar, për t’ju shtrirë me besim, etikë dhe profesionalizëm, dorën e mikpritjes dhe për t’ju ofruar një shërbim cilësor; në çdo lartësi mali dhe thellësi deti, me bazën logjistike bashkëkohore, për t’ju ardhur në ndihmë në rast nevoje; në të gjitha rrugët e vendit, me makinat inteligjente, radarët automatikë dhe dronët edukues, për t’ju rikujtuar se asnjë destinacion nuk vlen më shumë se jeta.

Në këtë rrugëtim kishit dhe do të keni gjithmonë bashkudhëtarin, udhërrëfyesin dhe simbolin e sigurisë, punonjësin e Policisë së Shtetit, që ju pret sapo hyni në tokën shqiptare dhe ju përcjell derisa të largoheni me mbresa të paharruara nga ky vend i vogël por me vlera të mëdha. Pushime të mbara”, shkruan Policia e Shtetit.

Të fundit

A e shkakton stresi vërtet kancerin?

Studimet sugjerojnë një korrelacion, por edhe kufizimet e këtyre hulumtimeve Ngjarjet e rënda jetësore, aksidentet, ndarjet dhe traumat serioze, shpesh...

SHBA-BE, nis tensioni për tarifat! Europianët janë më të irrituar se kurrë

Negociatat mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për çështjen e tarifave doganore po përballen me pengesa serioze, për shkak të paqëndrueshmërisë në qëndrimet...

Deficiti tregtar në shënjestër/ Shtëpia e Bardhë fut në “luftë” negociatash 90 vende

Këshilltari i tregtisë në Shtëpinë e Bardhë, Peter Navarro, ka deklaruar se negociatat për marrëveshje të reja tregtare janë duke ecur me sukses, në...

Po vjen dita e madhe! Messi dhe Ronaldo përballen në Arabi

Në dhjetor, Leo Messi do të jetë lojtar i lirë. Kontrata e tij me Inter Miami përfundon dhe deri tani klubi nuk ka folur...

Moti i keq përfshin Italinë qëndrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Pas shiut të rrëmbyeshëm të djeshëm në Milano, moti i keq përfshiu Firencen, Torinon, Xhenovën dhe zonën më të gjerë të Napolit. Zjarrfikësit dhe...

Lajme të tjera

Web TV