Nga 1 gushti çmimet e qumështit dhe kosit rriten sërish me 11%, krizë për djathë në treg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompanitë e përpunimit të qumështit përgjatë gjithë këtij viti po rrisin në mënyrë të pandërprerë çmimet e produkteve të bulmetit dhe nën produkteve të tij.

Duke nisur që nga kjo javë çmimi i qumështit me yndyrë 3,2% rreth 1,4 litra do të shitet me 190 lekë nga 160 lek që është shitur deri me tani.

Kompanitë e përpunimit të qumështit i kanë njoftuar tregtarët e pakicës për rritjen e radhës që më datën 20 korrik. Teksa çmimet e bulmetit nuk po ndalen, tregtarët e pakicës janë të alarmuar se nuk ka djathë në treg. Çmimet e djathit u rriten me gati 100 % këtë vit por tani produkti mungon në treg, nuk gjendet.

Burimet nga kompanitë e përpunimit të qumështit pohojnë se, rritje e çmime po ndikohet nga mungesa e lëndës së parë në treg. Rënia e numrit të bagëtitë ka ndikuar në uljen e furnizimeve më lëndë të parë, duke bërë që prodhimi aktual të shitet me çmime shume të shtrenjta.

 

 

Rënia e prodhimit të qumështit në ferma ka krijuar krizë për djathë. Fabrikat të gjithë sasinë qumështit e kanë shitur si qumësht të përpunuar dhe kos dhe nuk kanë mundur të rezervojë sasitë e nevojshme për të bërë djathë. Që nga koha e prodhimit djathi kërkon se paku 6 muaj staxhionim, por duket se kriza e mungesës së qumështit që nisi që në fund të vitit të kaluar po i jep efektet tek djathi.

Në fillim të qershorit kompanitë e përpunimit të qumështit rriten çmimet për rreth 55 artikuj të gjalpit, djathit, kosit etj u rriten nga 10 deri në 50 për qind. Rritja më e madhe u aplikua për nënproduktet e gjalpit dhe djathit.

Lexo edhe :  Sa po shpenzon Shqipëria për mbrojtje?/ Forcat e Luftimit “përthithin” 2.7 mld lekë

Kriza për bulmet po shkaktohet nga rënia me ritme të shpejta të numrit të bagëtive. Në vitin 2021, numri i krerëve të gjedhit ka rënë me 7%, por që nga viti 2014 rënia është rreth 50%. Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2021, në vend numëroheshin rreth 336 mijë krerë gjedh nga më shumë se 654 mijë krerë në vitin 2014.

Blegtorët pohojnë se vështirësitë e krijuara pas luftës në Ukrainë, me rritjen e çmimeve do të sjellin rënie drastike të krerëve të bagëtive gjatë vitit 2022. Ervin Resuli, ekspert i sektorit të blegtorisë, i cili gjithashtu mbarështon një fermë me gjedh, tha se, kostot për krerë janë rritur drejt në 50%, ndërsa çmimet nuk kanë janë transferuar te shitja e qumështit tërësisht, duke lajmëruar se çmimet e bulmetit do të rriten me tej.

Z.Resuli thotë se, kosto ditore e një lope për qumësht vetëm për ushqimin është 1687 lekë, gati 50% më e lartë se në fillim të vitit 2021. Ndërkohë qumështi me shumicë është rreth 66 lekë për kilogram./Monitor/

Të fundit

Plas sherri në klubin “Lollipop” në Palasë, panik dhe të lënduar në mes të koncertit

Mbrëmjen e djeshme, momente paniku dhe kaosi janë regjistruar në klubin e natës “Lollipop” në Palasë, ku po mbahej...

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 19 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 83 lekë dhe shitet me 84.2 lekë. Euro, blihet me 97 lekë dhe shitet 97.8 lekë. Franga...

Deti, historia dhe mikpritja/ Rama poston videon me përshtypjet e turistëve nga Durrësi

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale një video që paraqet përshtypjet e turistëve të huaj nga qyteti bregdetar i Durrësit. Përmes...

Corriere Della Sera: Pesha e Shqipërisë në turizëm ka rënë, shkak rritja e çmimeve

Corriere Della Sera i ka kushtuar një artikull turizmit në Shqipëri, ku sipas të përditshmes italiane, rritja e çmimeve duket se ka ndikuar negativisht...

19 korrik 1943 – Romë në flakë, 500 avionë Aleatë hedhin mijëra ton bomba

Ishte 19 korriku i vitit 1943, një ditë e nxehtë vere në Romën e Luftës së Dytë Botërore. Qyteti, me tempujt e tij të...

Lajme të tjera

Web TV