Stresi me dedikimin prekës: Të kujtoj çdo mëngjes…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa ditë më parë reperi i njohur Stresi (Arkimed Lushaj) ishte në qendër të vëmendjes nga fansat dhe mediat rozë, për shkak të sherrit virtual dhe ofendimeve në rrjetet sociale mes tij dhe Cllevios (Kleviol Ahmeti).

Por sot, ai ka prekur të gjithë me dedikimin që i ka bërë një të afërmi që ka ndërruar jetë disa vite më parë. Ai ka publikuar një foto të varrit të të afërmit të tij, krahas së cilës shkruan: “Sa të jem gjallë e kam detyrim të të kujtoj çdo mëngjes, gjaku im”

Ndërsa nuk dihet lidhja që Stresi ka pasur me të ndjerin, reperi publikon shpesh statuse për ta kujtuar atë.

Teksa kishte postuar një foto te varri i tij, një vit pasi ai kishte ndërruar jetë, Stresi shkruantenë rrjetin social “Instagram”: “Sot 1 Vit Te Futa Me Duart E Mia Aty ???? Do Jetosh Gjithmonë Në Shpirtin Tim Brudaaaa My Blood Gojart Lushaj”.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Stresi reagoi në lidhje me tensionet që u krijuan në veri të Kosovës. Me anë të një statusi në InstaStory, Stresi u shpreh se kërcënimi serb po bëhet për popullin e Kosovës. Ai i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të bëhen bashkë dhe ta mbështesim Kosovën pasi jemi një gjak.
Madje reperi u shpreh se është gati të sakrifikojë dhe jetën e tij për ta mbrojtur atë.

Të fundit

Skolioza, pse po shtohen rastet? Specialistët rendisin shkaqet

Lakimi i shtyllës kurrizore, i njohur si  gjithnjë e më shumë po prek fëmijë e të rritur. Mungesa e aktivitetit...

Detaje nga zjarri në Spitalin Psikiatrik/ Pacientja i vuri flakën dyshekut në katin -1

Një incident ka ndodhur një natë më parë në shërbimin e Psikiatrisë. Shkak është bërë një paciente e cila ka qenë e shtruar më herët...

Dy agrarë në listat e Berishës/ Duka kërkon dy mandate në listën e sigurt të PD

Ndryshe nga disa javë më parë, Agron Duka po rimendon rikthimin për të kandiduar për deputet në listat e Partisë Demokratike. Kryetari i Partisë Agrare...

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë 150 robër lufte

Ukraina kreu një shkëmbim të burgosurish me Rusinë të mërkurën, ku 150 luftëtarë të saj u kthyen në shtëpi, tha Presidenti Volodymyr Zelensky në...

Kriza në RTSH/ Dy anëtarë të Këshillit Drejtues japin dorëheqjen

Pas paligjshmërisë së evidentuar pak ditë më parë kur me një vendim të paligjshëm u përjashtuan nga gara tetë nga dhjetë kandidatë për drejtor...

Lajme të tjera

Web TV