Sulmi kibernetik/ Hakerat “rrëmbejnë” e-mailet e Ramës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Adresa zyrtare e kreut të qeverisë Edi Rama u hakerua nga një grup me emrin “Homeland Justice”. Ata kanë publikuar email-e ku Ramën e urojnë për mandatin e tretë, ankesa të qytetarëve, probleme të ngritura nga nëpunës të administratës etj. Nga përmbajtja e e-maileve nuk “zbolohen” skandale të mëdha. Megjithatë, fakti që arritën të thyejnë kodet e sigurisë, përbën shqetësim për mbrojtjen e sistemit të të dhënave nga sulmi kibernetik.

 Hakerimi i portalit qeveritar e-Albania nuk ishte I vetmi, pasi nga sulmi kibernetik është arritur që të hapet edhe email-i personal i kryeministrit Edi Rama. Kështu hakerat kanë rrëmbyer të gjitha korrespondecat që thuhet se janë të kryeministrit tonë. Faqja homelandejustice.ru ka publikuar një direktori e-mailesh që thuhet se janë të Ramës dhe aty gjenden me mijëra dokumente, komunikime të kryeministrit, ankesa të qytetarëve, zyrtareve, biznesmenëve për procedura të shumta të lidhura me qeverinë, ftesa evenimentesh, lista projektesh, etj. Grupi që sulmoi faqet e shërbimit qeveritar në Shqipëri, i prezantuar me emrin “Homeland Justice”, pas shumë paralajmërimesh se kishte vjedhur të dhëna shumë sensitive dhe se do të bënte ‘namin’ nëse këto të dhëna do të nxirreshin, pasi vendosi një numërim mbrapsht që këto të dhëna gjoja do të publikoheshin të dielën paradite, pastaj e shtyu gjoja publikimin për pasdite derisa ndërruan mendje dhe e anuluan fare, kanë publikuar dje disa emaile të Kryeministrit Rama. Pra, hackerat kanë dalë disi blof.

 Email i vjedhur i Ramës

Një prej e-maileve që ka rrëmbyer vëmendjen është ai i një qytetari nga Bangladeshi. Rifat Mahmood e uron kryeministrin Rama për mandatin e tretë dhe i ofrohet si ndërlidhëse biznesesh mes dy vendeve. “Unë e kam ndjekur karrierën tuaj për vite dhe kam qenë i emocionuar kur lexova për fitoren tuaj të fundit politike. Ju gjithmonë më keni bërë përshtypje me vizionin tuaj të qartë dhe aftësinë për të kryer punën kundër opozitës më të frikshme. Ju keni demonstruar përkushtim për një të ardhme më të mirë dhe një nivel të lartë demokracie që shënon një sukses në drejtim të avancimit të proceseve në Shqipëri dhe në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në BE. Kjo tregon edhe pjekurinë politike të faktorëve politikë në këtë proces demokratik. I nderuari Kryeministër: Unë e kam dashur gjithmonë Shqipërinë dhe njerëzit e saj. Unë e kam vizituar Shqipërinë shumë herë përpara se të shpërthejë pandemia. Uroj të vij sërish dhe të punoj për zhvillimin e Shqipërisë dhe qytetarëve të saj. Unë besoj se Shqipëria është një vend i mundësive dhe zhvillimit. Unë besoj se Shqipëria mund të jetë qendra dytësore prodhuese për bizneset aziatike, duke mbështetur Konglomeratin e Madh Evropian”, thuhet në email e një qytetari nga Bangladeshi.

Kujtojmë se marrja përsipër e sulmit kibernetika ndaj Shqipërisë u shfaq për herë të parë në profilin tëitter të “Homelandjustice” që u bllokua pas pak orëve. Nga ana tjetër ka edhe e=maile ku nëpunës të ndryshëm ankohen për eprorët apo në disa raste edhe përfaqësues kompanishë që pretendojnë se janë skualifikuar padrejtësisht nga tendera të ndryshme për punë publike.

Lexo edhe :  Buxheti i vitit 2025 botohet në fletoren zyrtare, ja kur hyn në fuqi

 

Rikthimi i e-Albania

 Pas sulmit kibernetik të 2 javëve më parë mbi 98% të shërbimeve online janë tashmë funksionale. Drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karcanaj tha se gjithçka po shkon drejt normalitetit dhe nuk ka asnjë humbje të dhënash nga sulmi kibernetik në platformat qeveritare online. Disa ekspertë të Microsoft iu përgjigjën menjëherë kërkesës së AKSHI-t për të reaguar ndaj këtij sulmi që synonte fshirjen e të gjitha sistemeve kritike të rëndësishme qeveritare së bashku me të dhënat në to por falë reagimit të shpejtë nuk u humb asnjë e dhënë. Ndër të tjera, ka nisur hetimi i thellë dhe i detajuar i këtij krimi kibernetik nga Microsoft DART, edhe nga organet kompetente që bashkë po punojnë ngushtësisht me FBI-në. Të vetmet shërbime me të cilat ende po punohet janë njehsimi i diplomave dhe certifikatat e lëshuara nga institucionet e huaja, vërtetimi i ndihmës ekonomike, i pagesës së aftësisë të kufizuar, i kërkesës për të përfituar nga programet e strehimit social, lista e notave dhe vërtetimi i diplomës për studentët që kanë ndjekur Universitetin e Tiranës, kryerja e pagesave të ujit dhe energjisë elektrike dhe shërbimet që lidhen me to.  Kujtojmë se një pjesë shumë e madhe e shërbimeve online në e-Albania u rikthyen vetëm pak ditë pas sulmit, duke bërë të mundur kështu që qytetarët të marrin dokumentet online. Pas rikthimet të e-Albania kanë nisur regjistrimet edhe për klasat e para dhe të dhjeta. Kryeministri Edi Rama tha se në procesin e mbrojtjes është përfshirë edhe NATO.

Sulmi kibernetik në platformat qeveritare online ka ardhur nga e njëjta dorë që ka bërë sulmet vitin e fundit në shumë vende evropiane. Kështu deklaroi Kryeministria përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat të hënën. Qeveria garantoi të gjithë shqiptarët se reagimi ka qenë i shpejtë dhe të gjitha faqet dolën të paprekura dhe janë të sigurta.

Rama publikon aksin e ri të “korridorit blu”

 Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga rruga e re Peshkëpi-Selenicë, pjesë integrale e korridorit të ri të Lumit të Vlorës. Aksi i ri 105 km, njohur me emrin “Rruga e lumit të Vlorës” mundëson  një panoramë të detit. Gjatë gjithë rrugës të shoqëron peizazhi i bukur, kodrinor-malor dhe kjo duket qartë edhe në pamjet që ka publikuar kryeministri Rama. Segmenti i fundit është terren malor, ndaj sugjerohet kujdes në lëvizje. Edhe pse rruga është e aksesueshme ende vazhdojnë punimet sidomos për sistemin e skarpateve nga Ura e Laskos deri në Qeparo. Rruga e lumit të Vlorës ka kushtuar 10.490 mld lekë dhe punimet kanë zgjatur afro 3 vite. Ndërkohë për të shkuar në plazhet e jugut, Borsh dhe Qeparo tashmë nuk është e nevojshme të përshkoni kthesat e mundimshme të Llogorasë. Tashmë nga bypass i Vlorës e deri në Qeparo, përshkohet për një orë e 20 minuta.

Të fundit

VIDEO / Vëllai e strehon, motra i rrëmben pronën

Nazmiu ka kërkuar të përballet me vëllanë e tij, Agimin në “Shihemi në Gjyq” për shkak të një prone....

Mijëra emigrantë rikthehen në atdhe për festat e fundvitit, fluks në doganën e Kapshticës

Festat e fundvitit, kanë rritur ndjeshëm numrin e shtetasve shqiptarë që rikthehen në vendlindjen e tyre për të kaluar ditët festive. Sipas informacioneve nga policia...

E preferuara e Donald Trump/ Pse u largua Ivanka Trump nga politika?

Ivanka Trump , gjatë gjithë jetës së saj ka punuar për babanë e saj, Donald Trump, si në bizneset e tij ashtu edhe gjatë...

Sikur Edith Durham të ishte këshilltare e Kurtit dhe Ramës

Nga Ben Andoni Edhe një ditë pas mbledhjes së përbashkët të dy parlamenteve shqiptare të Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës në Prishtinë, publiku...

Rozana Radi thotë pesë emrat: Ja kush janë finalistët e Big Brother

Edhe pse nuk kanë kaluar akoma 24 orë nga nisja e Big Brother Vip, banorët kanë të bëjnë supozime se kush do të shkojë...

Lajme të tjera

Web TV