Organizonin baste online/ Jepet sot masa e sigurisë për 84 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Tiranës pritet që të japë masën e sigurisë ditën e sotme edhe për 84 personat e tjerë të vënë në pranga për shkak të organizimit të lojërave të fatit online.

Mes të arrestuarve është edhe Gramoz Murataj, i konsideruar nga hetuesit si një nga personat kryesorë në këtë aktivitet të jashtëligjshëm.

Gjithashtu, gjatë operacionit të zhvilluar tri ditë më parë u sekuestruan edhe vlera të larta monetare.

Janë sekuestruar shuma të mëdha parash, kompjuterë të lojërave të fatit, armë zjarri, dhjetëra aparate celularë e aksesorë të tjerë, që shërbenin për organizimin dhe implementimin e aktivitetit kriminal. Ndër të arrestuarit janë edhe disa nga organizatorët kryesorë të kësaj veprimtarie të paligjshme, që sipas parashikimeve të Kodit Penal, dënohet nga 7 deri në 15 vjet burg”, njoftoi Policia.

Ndërkohë, drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj, u shpreh se veprimtaria e paligjshme e goditur në bazë të operacionit policor, ka ardhur si rezultat i veprimtarisë hetimore prej disa muajsh.

Veprimtaria e paligjshme e goditur në bazë të operacionit policor, i ardhur si rezultat i veprimtarisë hetimore prej disa muajsh, e udhëhequr nga prokurorët e çështjes së prokurorisë Tiranë, u përmbyll në mënyrë të suksesshme. Falënderoj impenjimin e punonjësve të Policisë së Shtetit. Në kuadër të një procedimi të nisur në korrik të vitit 2019, si rezultat i metodave speciale të hetimit u bë i mundur evidentimi, identifikimi, lokalizimi e më tutje përmbyllja në një operacion policor të suksesshëm me arrestimet e ditës së kaluar”, tha Imeraj.

Të fundit

U krye! Qeveria miraton programin për profesionistët e rinj

Këshilli i Ministrave miratoi sot programin kombëtar të praktikave të punës në administratën shtetërore dhe institucionet publike për profesionistë...

Paralajmërimi: Prisni pak dhe shihni ç’do ndodhë me fatin e Partisë Demokratike

SPARTAK NGJELA - Sali Berisha ka hyrë në një rrugë qesharake për të mos dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, sepse...

Dogjani e Kalaja pranohen si ankimues nga KAS, por pa garanci për rinumërimin

Rrotullohet fati për kandidatët e ‘tradhtuar’ nga partia e tyre. Ditën e sotme Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka pranuar si të ligjshme...

Makina përplas një grup nxënësish të shkollës, 4 të plagosur

Një ngjarje i rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku si pasojë disa persona janë plagosur. Mësohet se tre fëmijë dhe një i rritur u...

Ministri Hoxha pret të ngarkuarën me punë Nancy VanHorn, zbardhen bisedimet

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka pritur në një takim Të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn....

Lajme të tjera

Web TV