Manastirliu qetëson shqiptarët: S’ka asnjë rast të prekur nga Coronavirusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka qetësuar shqiptarët teksa thekson se në Shqipëri  nuk asnjë rast me Coronavirus.

Ajo shpjegon se edhe 6 rastet e dyshuara kanë rezultuar negative, ndërsa shton se Shqipëria ka marrë masat e duhura në pikat kufitare për të parandaluar hyrjen e koronavirusit në vendin tonë.

Në një konferencë për shtyp në kuadër të ngritjes së task-forcës kundër Coronavirusit, Manasatirliu shpjegoi se në të gjitha pikat kufitare janë rritur masat e sigurisë.

Ministrja kërkoi gjithashtu nga gazetarët dhe qytetarët që të mos bien pre e lajmeve të rreme mbi Coronavirusin siç ndodhi ditën e djeshme.

Ky është edhe një komunikim edhe me gazetarët vetë, për t’ju pasur bashkëpunëtorë për një situatë që kërkon përgjegjësi. Jemi përballuar dje me lajme të rreme. Menjëherë kemi informuar përmes MSH për pavërtetësinë e tyre.

Por si media duhet që qytetarët duhet të informohen nga informacionet zyrtare të shëndetit publik. Është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi me ju.

Strukturat e shtetit janë në gatishmëri. Nuk  duhet që paniku të në zërë arsyen dhe të na çojë në drejtime që nuk bazohen në fakte reale. Ne do të jemi të hapur.

Jam e hapur dhe transparente dhe për të përballuar me përgjegjësi këtë situatë, siç përballuam tërmetin. Shqipëria nuk ka asnjë rast të konfirmuar me Koronavirus në Shqipëri.

Në 6 raste të testuar nga ISHP kanë rezultuar negative. Për këtë arsye, them që Shqipëria nuk ka asnjë rast me Koronavirus. Kemi përforcuar masat në pikat kufitare, në aeroportin e Rinasit, portin e Durrësit, Vlorës dhe Sarandës.

Vetëm dje duke shtuar ekipet mjekësore kemi monitoruar më shumë se 4500 udhëtarë, të cilat kanë ardhur nga vendet, midis tyre Italia”, tha ministrja e Shëndetësisë.

Të fundit

Barcelona triumfon në transfertën e Sevillas dhe futet sërish në garën për LaLigën

Barcelona ka mposhtur Seviljan në transfertë me shifrat 4-1. I zakonshmi Lewandowski ishte ai që kaloi në avantazh skuadrën në...

Barazpeshë në “Maradona Stadium”, Napoli ngec ndaj Udineses dhe nuk arrin të shkëputet

Napoli nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 përballë Udineses. Sfida pati vlerë për javën e 24-të të Seria A dhe Napoli humbi mundësinë për...

Simpatizuesit e LVV-së nisin festimet në Mitrovicë, Gjilan e Lipjan

Simpatizues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur të festojnë pas rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Deri më tani janë numëruar 23.5% e votave,...

Ndodh edhe kjo! Majmuni i ‘fik dritat’ Sri Lankës, mbetet pa energji elektrike për 3 orë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sri Lanka, ku një majmun ka hyrë në një nënstacion në rrjetin elektrik dhe ka shkaktuar një...

Breshëri tërmetesh në Santorini, lëkundjet ndihen edhe në Athinë

Një tërmet me magnitudë 5.0 Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në brigjet e Santorinit. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Athinë. Protothema.gr bën me dije se...

Lajme të tjera

Web TV