Analiza nga BBC/ Pse po vijojnë tensionet mes serbëve dhe qeverisë së Kosovës?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tensionet po rriten midis serbëve në rajonin e veriut dhe qeverisë së Kosovës. Protestuesit bllokuan gjatë fundjavës rrugët që të çojnë drejt pikave kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut ku ka pasur raportime për të shtëna me armë zjarri.

Një situatë e tillë u krijua për shkak të reciprocitetit të targave. Ekziston frika se dhuna midis serbëve etnikë dhe kosovarëve mund të ndizet përsëri, 23 vite pas luftës në Kosovë.

Ku është Kosova dhe kush jeton atje?

Kosova është një vend i vogël, pa dalje në det në Ballkan, në kufi me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë. Shumë serbë e konsiderojnë atë vendlindjen e kombit të tyre.

Por nga 1.8 milionë njerëz që jetojnë në Kosovë, 92% janë shqiptarë dhe vetëm 6% serbë. Pjesa tjetër janë boshnjakë, goranë, turq dhe romë.

Si e fitoi Kosova pavarësinë?

Pas shpërbërjes së Jugosllavisë, në vitet 1990, Kosova kërkoi autonominë dhe pavarësinë e saj. Serbia u përgjigj me një goditje brutale kundër shqiptarëve etnikë që kërkonin pavarësinë.

Kjo përfundoi në vitin 1999, me një fushatë bombardimi të NATO-s kundër Serbisë, midis marsit dhe qershorit. Forcat serbe u tërhoqën nga Kosova, por për shumë shqiptarë dhe serbë të Kosovës, konflikti nuk është zgjidhur kurrë.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR është ende operative me një forcë aktuale prej 3,770 ushtarësh. Në vitin 2008, Kosova shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë.

Gjithsej 99 nga 193 vende të Kombeve të Bashkuara e njohin tani pavarësinë e Kosovës , duke përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe 22 nga 27 vende të BE-së.

Por Rusia dhe Kina, të cilat nuk e bëjnë këtë, e kanë bllokuar anëtarësimin e Kosovës në OKB. Dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç është zotuar se Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën si një vend të pavarur.

Lexo edhe :  26 vite nga Masakra e Reçakut, Kurti: Çlirimi u arrit, drejtësia ende mungon

Marrëdhëniet ndërmjet qeverisë së dominuar nga shqiptarët dhe pakicës serbe kanë qenë të tensionuara prej vitesh. Fundjavën e kaluar, tensionet kaluan në mosbindje civile.

Qeveria e Kosovës donte t’i detyronte ata në zonat me shumicë etnike serbe të ndërronin targat e tyre të makinave të lëshuara nga Serbia me ato të Kosovës. Rreth 50,000 qytetarë në këto zona nuk do të përdorin targat e Kosovës sepse refuzojnë të njohin pavarësinë e vendit.

Të dielën, serbët etnikë në rajonin verior të Kosovës, i cili kufizohet me Serbinë, bllokuan rrugët dhe disa persona thuhet se qëlluan me armë në shenjë proteste. Qeveria e Kosovës shtyu zbatimin e rregullave të reja për një muaj.

A është e përfshirë Rusia?

Qeveria e Kosovës thotë se Serbia po nxit tensione etnike dhe Rusia po e mbështet atë. Serbia dhe Rusia janë aleatë tradicionalë. Pas pushtimit rus të Ukrainës, Serbia refuzoi t’i bashkohej sanksioneve të vendeve të tjera evropiane ndaj Moskës.

Në vend të kësaj, në maj, Vuçiç nënshkroi atë që ai tha se ishte një marrëveshje e favorshme gazi me presidentin rus Vladimir Putin. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova fajësoi për tensionin në Kosovë autoritetet kosovare që vendosin “rregulla të pabaza diskriminuese”.

Një deputet nga partia e Vuçiçit tha se Serbia së shpejti do të detyrohet të fillojë “denazifikimin e Ballkanit” – duke përdorur të njëjtën gjuhë që Presidenti Putin përdori për të justifikuar pushtimin e tij në Ukrainë. Më vonë ai kërkoi falje për fjalët e tij.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Putin mund ta përdorë Kosovën për të zgjeruar konfliktin aktual në Ukrainë dhe për të destabilizuar më tej Evropën.

Të fundit

Zgjedhjet e 11 Majit dhe fundi i Berishës!

Spartak Ngjela Gjithçka që po ndien është shqetësim nga akuza, dëshirë nga patologjia dhe gënjeshtër për përkrahësit e tij. Një ish...

“Makthi i vdekjes ka marrë fund”/ Pas armëpushimit banorët e Gazës rikthehen në shtëpi

Pas nisjes së zbatimit të marrëveshje së armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, skena të gëzueshme u regjistruan mes civilëve, të cilët tashmë do të...

Një rrëfim i shkurtër nga arka e madhe

Enver Robelli Përveç këngëtare me jehonë globale, Dua Lipa është edhe lexuese e pasionuar. Ajo e mban dhe e mirëmban klubin digjital të leximit “Service95”. Njëherë në...

Julian Deda bën deklaratën e papritur: Larg qoftë me i shku Eglit një dron bashkë me…

Mbrëmjen e djeshme, aktori i njohur Julian Deda, ka bërë një deklaratë të papritur lidhur me situatat në  “Big Brother VIP”. Në llogarinë e tij...

Rikthehen reshjet e shiut, njihuni me parashikimin e motit për javën e ardhshme

Javën e ardhsme, pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, me mbizotërim të motit të vranët ku nuk do...

Lajme të tjera

Web TV