“S’ka fjalë për dhimbjen”/ Familjarja e Jonadës në protestë: Vajzën e kishte…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pjesë e protestës së sotme përpara Ministrisë së Brendshme është dhe një familjare e vajzës 7-vjeçare, e cila u vra nga skafi i Arjan Tase në Himarë.

Vajza e dajës së babait të Jonada, duke folur për mediat tha se dhimbja në familjen Avdia është e papërshkrueshme me fjalë, por fakti që autori i ngjarjes është një efektiv policie e bën ngjarjen sipas saj edhe më të rëndë.

“Nuk është e thjeshtë për mua të flas. Ajo që ka ndodhur në familjen tonë është shumë e rëndë. Nuk kam komente për atë çfarë ndjen Bledi dhe Ermira. Dhimbja e tyre peshon aq rëndë sa nuk mund t’ua shpjegoj dot. Nuk mund t’ua shpjegoj se si është Bledi sot, gjyshe Nazmia, gjysh Ismeti, hallat që kanë parë skenën. Unë dua që të mos bëjnë politikë për këtë çështje. Unë që kur kam takuar Bledin dhe Ermirën jam çuar 3-4 herë për të parë vajzën. Të gjithë prindërit ndjenë frikë për fëmijët e tyre.

Bledi e ka pasur kapur prej dore vajzën. Kanë qenë duke notuar në breg të detit së bashku. Skafi ka ardhur e ka goditur njëherë, më pas e ka xhiruar dhe trupin e vajzës e ka grirë përmes helikave. Kam vetëm trishtim për atë që i ka ndodhur djalit të dajës tim. Sot kamë dal për Jonadën, për Dean. Kam dalë që ajo që i ka ndodhur Jonadës të mos i ndodh askujt në botë. Ne gjatë ditës kemi parë raste kur skafet kanë përplasur njerëz dhe nuk janë marrë masa, por kur ndodh nga oficer të policisë situata është më e dhimbshme. Dhimbja na ka kapluar por nuk na ka rrëzuar. Ermira dhe Bledi kanë kaluar shumë peripeci dhe sërish janë duke kaluar peripeci. Ka ikur 17 vjeç nga Shqipëria, me punë dhe dashuri ka krijuar një familje model dhe atdhedashuria e bënte të kthehej në Shqipëri’, tha ajo.

Të fundit

Paralelisht me Berishën, Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK

TIRANË - Këtë të hënë, teksa pritet që Sali Berisha të paraqitet para OPGJ-së në zbatim të masës Detyrim paraqitje,...

Menstruacionet, si t’ua tregojmë vajzave që ato të bëhen tabu

Të flasësh për menstruacionet është ende tabu. Por, për të parandaluar që vajzat (dhe madje edhe djemtë) të rriten të bindur se një atmosferë...

Berisha sot në SPAK, mbërrijnë protestuesit e parë para Prokurorisë së Posaçme

Kreu i PD Sali Berisha do të paraqitet sot në SPAK, pas vendimit të marrë nga Apeli i Posaçëm për vendosjen nën masën e...

6 Janar1838/ Samuel Morse prezanton në publik telegrafin

Sistemi i telegrafit i Samuel Morse, paraqitet për herë të parë në Nju Xhersi të SHBA-së. Telegrafi, një pajisje që përdorte impulset elektrike për...

Berisha niset drejt SPAK për “detyrim paraqitje”

Tre javë më parë, SPAK apeloi në Apelin e Posaçëm lirimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga arresti shtëpiak dhe kërkoi rikthimin e masës. Berisha...

Lajme të tjera

Web TV