Shumë pranë transferimit në La Liga, Uzuni zbulon ç’ndodhi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lojtari shqiptar Myrto Uzuni është duke kaluar në momente shumë të mira me skuadrën e Lokomotivës së Zagrebit.

Futbollisti nga Berati luajti rol kryesor në takimin e fundit në kampionatit kroat, duke shënuar gol.

Në një lidhje direkte me emisionin “Zona Gol”, sulmuesi foli për bisedimet dhe kalimin e mundshëm te Mallorca në La Liga që nuk u realizua si dhe për kombëtaren shqiptare

“Unë jam tifoz i Juventusit. Mendoj që do e fitojë kampionatin edhe këtë vit. Kam qenë në bisedime me drejtorin dhe presidentin e Mallorcas. Ka qenë gjithçka e mbyllur, nuk e kuptova në momentin e fundit pse u prish. As sot as kësaj dite nuk e di arsyen.

Dinamo e Zagrebit është klub i madh. Ka pasur interesim për mua në këto 1 vit e gjysmë që jam në Kroaci. Mendoj që deri në verë do lëviz. Kombëtarja është kënaqësia më e madhe për çdo futbollist. Gjej mundësinë të falenderoj presidentin e Laçit i cili besoi shumë te mua. Uroj t’ia kem shpërblyer.

Çunat e rinj nuk kanë nevojë për rrogën mujore në atë moshë. Duhet t’i ngjisësh shkallët një e nga një. Transferimi te Mallorca mund të ishte fati im. Nuk e dimë çfarë mund të ndodhte. Mendoj që ne lojtarët duhet të japim më të mirën për klubin. Kush është më në formë mendoj se e meriton ftesën në Kombëtare”-tha ndër të tjera Myrto Uzuni.

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV