“Çifti u përlesh para se të hidheshin”, pistat e hetimit për tragjedinë në New York

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Hetuesit në New York dyshojnë se aktori shqiptar Florind Belliu i cili u gjet i vdekur së bashku me të shoqen Ornela poshtë banesës, ka shtyrë fillimit të shoqen, e më pas është hedhur edhe vetë.E ndërsa deri më tani mendohej se 35-vjeçari dhe 28-vjeçarja janë hedhur bashkë, për shkak të një “pakti” vetëvrasjeje, tashmë pistat e dyshimit janë zgjeruar.

Trupat e çiftit u gjetën në oborrin e pasmë të banesës ku jetonin, mëngjesin e së shtunës, shkruan New York Post.

Fqinjët e tyre dyshojnë se çifti shqiptar kanë debatuar para se të vdisnin.

“Dikush më tha se kishte të bërtitura. Pashë një çantë te shkallët e emergjencës, ndoshta ajo po përpiqej të largohej”,  deklaroi  Steve Iurilli, 63 vjeç.

Porter Harold Jonson, 60 vjeç, vuri re se diçka nuk po shkonte me 35-vjeçarin një natë para ngjarjes tragjike.

“E pashë mbrëmë, i thashë, ‘a je mirë?’, sepse sytë e tij ishin vërtet të zmadhuar, sikur të ishte i zemëruar.”

Një punëtor ndërtimi aty pranë dëgjoi rënien e çiftit dhe vrapoi për të parë se çfarë ndodhi, kujton fqinji Frank Mussemeci.

“Ai po pinte kafe aty”, tha Mussemeci, 50 vjeç. “Dhe ata dëgjuan një zhurmë të madhe si një copë çeliku që përplaset në tokë, si ‘bum’.”

Fqinjët thanë se çifti jetonte atje me djemtë e tyre të mitur, të cilët kanë qenë brenda në banesë kur ka ndodhur ngjarja.

“Ata ishin fëmijë shumë të mirë, dy djem të vegjël. Po luanin me qenushin tim dy ditë më parë. Edhe prindërit ishin vërtet të mirë. Gruaja ishte super e këndshme. Burii ishte pak i rezervuar, por një familje e bukur.” tha fqinji Giovanni Resto për Daily News.

Lexo edhe :  NATO planifikon rritje me 30% të shpenzimeve të mbrojtjes, ja cili është shkaku

Policia po heton të gjitha pistat e mundshme.

Një burim policor tha për mediat amerikane se Belliu mund të ketë pasur probleme të shëndetit mendor, të cilat mund të kenë shkaktuar incidentin që qe fatal për të dhe gruan e tij.

Të fundit

Milan gjen zëvendësuesin e Theo Hernandez, kushton 40 milionë euro

Duket se është vetëm çështje ditësh largimi i Theo Hernandez nga Milan. "Marrëdhënia" mes mbrojtësit francez dhe drejtuesve të...

KAS jep nesër vendimin për Kukësin! Fieri dhe Durrësi shtyhen

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve zhvilloi ditën e sotme mbledhjet e radhës për shqyrtimet e ankimimeve të Partisë Demokratike në lidhje me kontestimin e...

Andi Bushati: SHBA është distancuar nga Edi Rama

Analisti Andi Bushati thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë distancuar nga kryeministri Edi Rama dhe pushteti i tij, dhe sipas tij, kjo...

“11 maji, terrorizëm elektoral”, Tedi Blushi: Rama i ka shpatullat e brishta

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi e cilësoi si terrorizëm elektoral procesin zgjedhor të 11 majit, duke i përshkallëzuar në këtë...

“Thikë pas shpine”, si u tërbua Rusia kundër Serbisë

Nga Enver Robelli Që nga shkurti i vitit 2022, kur diktatori rus Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e plotë të Ukrainës, Serbia ka theksuar vazhdimisht neutralitetin...

Lajme të tjera

Web TV