Këngëtari Shemsi Krasniqi, i njohur si Shemi i grupit Ilirët ka rrëfyer se është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi ishte nisur për të kënduar në festivalin “Sunny Hill”.
Ai nuk ka kursyer akuzat ndaj babait të Dua Lipës, Dukagjin Lipa i cili është dhe organizatori i festivalit pasi sipas tij ai ka urdhëruar që ai të arrestohet me qëllim që të mos këndojë këngën për Adem Jasharin.
“Te dashur qytetar. Sot me ka ndodh diqka qe kur ne jete se kisha prit.U nisa ne Germi ne Sunny Hill si pjesmares pa nje pa dy nje polic zyrtar me emrin Shkelzen Xhafa urdheroi te me prangosin pa e ba nje te keqe dhe asnji polic tjeter nuk donte ta beje kete ky matrapaz edhe i denoi disa police pse nuk i perfillen urdhrat e ti ky torrollak qart ashte pagu nga Dugagjin Lipa te me sjell ne kete gjendje se une jam perqare me Dugin se i jam betu ne dy femi te mi se kam me dal me kendu kangen e ADEM JASHARIT e ai ashte betu ne tre femi se nuk ka mem leju”, shkruan ai.