Hapen 12 shkolla të reja në shtator, Veliaj: Rekord i ri që i jep fund mësimit me turne

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka vizituar sot selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, me rastin e Ditës së Hashures.

Përveç urimit për gjithë besimtarët bektashinj, Veliaj dha edhe një lajm të mirë. Në një dalje për mediat, Veliaj deklaroi se 12 shkolla të reja do të hapen në shtator.

Kryebashkiaku tha se ky ishte një rekord i ri, që do t’i japë fund mësimit me dy turne.

Deri më tani janë ndërtuar 40 shkolla të reja.

“Me hapjen e 12 shkollave të reja dhe një duzinë me kopshte e çerdhe, këtë vit ulim ndjeshëm mësimin me dy turne dhe nuk besoj se ka një shkollë në Tiranë që të jetë e gjitha me dy turne. Do kemi shumë debate për Tiranën në zgjedhjet që do vijnë, por të paktën nuk do kemi më debat për mësimin me dy turne”, u shpreh Veliaj.

Nga ana tjetër, Veliaj bëri thirrje që t’i jepet fund zjarreve të qëllimshme në Tiranë.

Ai tha se është e pakuptimtë që ka njerëz, të cilët i vënë zjarrin një fondi pyjor vetëm sepse kërkon të hapë tokë truall, duke zaptuar kështu pasurinë shtetërore. Ai shtoi se për emergjencat që mund të shfaqen nga zjarret, bashkia është në gatishmëri me tre turne.

Të fundit

Ilir Meta në burg, Partia e Lirisë drejt zhdukjes

Nëse shqiptarët do të ishin sot para kutive të votimit, atëherë forca politike e cila do të udhëhiqte zgjedhjet...

Pas SHBA, edhe Argjentina tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Presidenti i Argjentinës, Javier Milei njoftoi se vendi i tij do të tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) për shkak të “ndryshimeve të...

“Nuk e mendoja kurrë që…”- Vdekja tragjike e Liam Payne, thyen heshtjen partnerja e tij

“Nuk do të isha larguar kurrë nga Argjentina nëse do ta dija që ai do të vdiste”, kështu është shprehur e dashura e Liam...

Rritet çmimi i vezëve! Hajdutët vjedhin 10 mijë të tilla nga një rimorkio

Përhapja e gripit të shpendëve në SHBA ka sjellë një rritje çmimi të vezëve për shkak të mungesës së tyre në treg. Çmimi mesatar për...

Vrasja e 41-vjeçarit, shkak konflikti për pronësinë/ Çfarë ndodhi në familjen Gjoni?

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen me thikë të 41-vjeçarit Asim Gjoni nga babai i tij, Hekuran Gjoni, të shtunën e...

Lajme të tjera

Web TV