Kontrolli nga FBI i shtëpisë së Trump, ende mister arsyeja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rrethanat rreth kontrollit të shtëpisë së ish-Presidentit Trump, nuk janë plotësisht të qarta, por FBI-ja dihej që po hetonte rreth disa kutive me dokumente të klasifikuara, të gjetura në shtëpinë e zotit Trump në Florida, pasi ai ishte larguar nga detyra.

Sipas ligjeve, gjithçka, lista e telefonatave, projekt-fjalimet, fjalimet, shënimet me dorë dhe gjithçka tjetër nga aktiviteti i një presidenti, duhet t’i dërgohet Arkivave Kombëtare për ruajtje pas përfundimit të mandatit.

Çdo dokument presidencial është pronë e qeverisë amerikane dhe ruhet në Arkivat Kombëtare, sipas drejtuesve të arkivit. Ligji për këtë është miratuar në vitin 1978.

Për dokumentet e paklasifikuara, publiku mund të bëjë kërkesa në bazë të ligjit për të drejtën e informimit, për t’u njohur me to, 5 vjet pasi ato kanë shkuar në arkiva, ndonëse ish-presidentët kanë të drejtë të kërkojnë që një pjesë e dokumenteve mos të hapen deri në 12 vjet pas largimit të tyre nga detyra.

 

Sipas historianëve që studiojnë këto dokumente, pa pasur qasje në këto materiale, publiku nuk mund të shikojë të vërtetën, por vetëm të vërtetën që u serviret nga zyrtarët./VOA/

 

Të fundit

Drama sekrete para dasmës, zbulohet përplasja e Meghan Markle që zemëroi Mbretëreshën

Meghan Markle thuhet se “qortoi” aq ashpër një nga përgjegjësit për menunë vegane të dasmës së saj, saqë Mbretëresha...

E futur në një qese të zezë, gjendet e vdekur foshnja në mes të mbeturinave

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Kosovë ku një foshnje është gjetur e pajetë në një pikë grumbullimi të mbeturinave. Sipas asaj...

Barcelona-Leao, palët janë dakord! Problemi është se Milani e tepron me kërkesat

Rafael Leao ëndërron që t'i bashkohet Barcelonës këtë verë. Lajmi raportohet nga El Nacional, sipas së cilës sulmuesi portugez i Milanit e sheh këtë verë...

“Mitsotakis e dinte për fitoren e Ramës”, çfarë po paralajmëron Fredi Beleri?

Eurodeputeti Fredi Beleri ka folur së fundmi lidhur me rezultatin zhgënjyes të së djathtëve në zgjedhjet e 11 Majit. Për Shqipëria Live, ish-kryebashkiaku i Himarës...

Shkëlqimi i lojtarëve të Shqipërisë: Daku shënon dy gola, Ramadani eurogol, Muçi asist

Kampionatet europiane të futbollit janë në fazën përfundimtare dhe grumbullimi i Kombëtares shqiptare po afrohet. Kuqezinjtë kanë në kalendar dy sfidat e radhës kualifikuese...

Lajme të tjera

Web TV