“Do ketë ‘non grata’ të tjerë”/ Ambasadori britanik: Valë e dytë deri në fund të vitit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Para pak kohësh, i dërguari i Londrës për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach tha se Mbretëria e Bashkuar po intensifikon përpjekjet për t’i shkëputur lidhjet mes politikës, biznesit dhe aktiviteteve të paligjshme si në botë ashtu edhe në Ballkanin Perëndimor, duke paralajmëruar shpallje ‘non grata’ nga Britania e Madhe edhe në Shqipëri.

Mirëpo, pas shpalljes së Sali Berishës “non grata”, duket se do të ketë dhe një valë tjetër së shpejti. Kështu deklaroi ambasadori britanik Alastair King-Smith në një intervistë për Top Channel.

“Vala e parë përfshinte disa persona të një profili të lartë nga Shqipëria me lidhje korruptive dhe në kriminalitet të cilët nuk janë të mirëseardhur të udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar. Ne do të vijojmë të ndërmarrim veprime të ngjashme në lidhje me këtë. Ne nuk i publikojmë emrat për disa arsye ligjore. Ndjesë që nuk mundem të flas për numrin e tyre apo emrat e këtyre individëve”, tha ambasadori.

Shpalljet ‘non grata’ do të vijnë deri në fund të vitit, por nuk do të jenë publike. Londra ka shprehur vazhdimisht shqetësimin edhe për trafikun njerëzor në La Mansh, i cili po rrezikon jetët e njerëzve.

Të fundit

PSG shkatërron Monacon në derbin francez, Kvaratskhelia gjen golin e parë me parizienët

PSG-ja vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Monakon me rezultatin 4 me 1...

Pesë gola në tre ndeshje, Kolo Muani “fluturon” tek Juventus

Kolo Muani është ylli i ri i Juventusit. Sulmuesi francez ka arritur të përshtatet në mënyrën më të mirë të mundshme me skuadrën e...

Së shpejti drejt altarit? Ish-banorja e BBV 3: Nuk e di çfarë plani ka ai, por që…

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Dea Vieri, ka qenë një ditë më parë e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo...

Shqipëria mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale kundër sanksioneve të Trump

Shqipëria iu bashkua të premten një deklarate ndërkombëtare në të cilën shprehet “mbështetje e plotë” për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pak ditë pasi presidenti i...

Tërmetet në Santorini, sizmiologu tregon zonat me risk në Shqipëri!

Ishulli i Santorinit në Greqi po përballet me lëvizje të forta sizmike prej disa ditësh. Por a duhet të kemi frikë se mund të...

Lajme të tjera

Web TV