Koronavirusi trondit bursat, rënie drastike, ndalet rritja globale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kërcënimi nga koronavirusit shënon një rënie të vlerës së aksioneve evropiane në bursën e Wall Street. Por, ditën e sotme, më e ndëshkuara nga të gjitha, ishte bursa e Milanos me një rënie prej 5.5%.

Kjo, konsiderohet si rënia më e madhe që pas Brexit. Ndërkohë në Shtetet e Bashkuara, rëniet janë rreth 3%.

Investitorët po largohen nga tregu i aksioneve, ku paralajmërojnë rrezik më të madh. Investitorët e mëdhenj kërkojnë sigurimin e aseteve më me vlerë në bursa si janë ari dhe nafta.

Deri tani shohim një rënie 4.5%  për naftën nga frika se ngadalësimit të zhvillimit ekonomik në mbarë botën.  Në ekonominë globale do të zvogëlohet kërkesa për naftë bruto.

Frika është se ne mund të shohim një skenar në të cilin virusi gjithashtu përhapet në mënyrë agresive në këtë pjesë të botës,” tha David Madden, një analist në CMC Markets në Londër.

Në pjesën tjetër të Evropës ka pasur rënie në bursa gjithashtu. EuroStoxx ka rënie 3.87%, në Frankfurt 3.9%, Paris 3.9% …

Koronavirusi do të ulë ndjeshëm xhirot nëpër dyqane në Kinë dhe vendet fqinje. Mund të ndikojë negativisht në turizmin kinez. Ka të ngjarë gjithashtu të ndërpresë zinxhirët e furnizimit me produkte nga Kina, “tha Oliver Chen nga Cowen & Co.

Ndërprerja e shkaktuar nga virusi do të ndikojë ndjeshëm në aktivitetin ekonomik në tremujorin e parë, dhe rritja globale ka shumë të ngjarë të ndalet,” tha Rupert Thompson nga Kingswood. /Fjala.al

Burimi: lavanguardia

Të fundit

Dosja “Partizani”, nesër mbahet seanca e parë ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij

Ditën e nesërme në 30 qershor, në GJKKO, do mbahet seanca e parë për dosjen "Partizani". Sali Berisha, dhëndri i...

Gjendet i pajetë 50-vjeçari në plazhin e Durrësit, policia dyshon se është mbytur

Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë pak më parë në plazhin e Durrësit, në zonën e quajtur Sektori Rinia. Ende nuk dihet shkaku i...

Dy të miturit nga Maliqi ishin zhdukur prej 4 ditësh, Policia i gjen në Tiranë

Dy të mitur nga fshatrat Zvirinë dhe Leminot të Maliqit, djali 17 vjeç dhe vajza 15 vjeçe, ishin larguar prej 4 ditësh, duke mos...

Karteli Sinaloa përdori të dhënat e telefonit për të zbuluar informatorët e FBI

Një haker që punonte për kartelin famëkeq të drogës Sinaloa në Meksikë arriti të siguronte të dhënat telefonike të një zyrtari të FBI-së dhe...

“Ti je babi im”, Arbër Hajdari ndan letrën e fundit të vogëlushes Elsa

“E Diela Ndryshe” ka mbërritur në puntatën e tetë dhe të fundit, në një mision drejt Korçës. Ndërsa udhëtojnë drejt qytetit plot histori, moderatori...

Lajme të tjera

Web TV