Familja Beckham po shijon pushimet në Florida dhe paparacët nuk kanë munguar.
Ata kanë fotografuar vajzën 11-vjeçare të çiftit, Harper Beckham me një ‘jet-ski’ në ishullin Key Biscayne.
Mirëpo, prindërit e saj David dhe Victoria mund të jenë në telashe.
Ligjet e shtetit ndalojnë këdo nën 14 vjeç të ngasin një jet-ski dhe dënimi paguhet me një gjobë ose 12 muaj burg. Harper, e cila kishte veshur një jelek shpëtimi të zi, shoqërohej nga një grua e panjohur më e madhe se ajo. Në këtë moment, prindërit e saj ishin në jahtin e tyre duke shijuar pije me djalin e tyre Romeo, 19 vjeç.
Pak më vonë, i njëjti ‘jet-ski’ u përmbys me katër persona në bord.
Një agjenci lokale për mbrojtjen e ujit e quajti çiftin ‘të pamatur’ për lejimin e vajzës së tyre të vogël të drejtonte jet-ski. Sakaq, të shumta kanë qenë mediat britanike që e kanë pasqyruar lajmin, duke e quajtur çiftin “të papërgjegjshëm”.