Kim Mehmeti: Në Shqipëri mungon guximi qytetar, nuk protestohet për asgjë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Shqipërisë i mungon guximi qytetar”. Një konstatimi i tillë bëhet nga analisti Kim Mehmeti, i cili tha se Shqipëria ka ndërtuar institucion që nuk janë në shërbim të shtetit dhe qytetarëve, por janë në shërbim të pushtetit.

Shqipëria ka ndërtuar institucione që nuk janë në shërbim të shtetit dhe qytetarit, por janë në shërbim të pushtetit. Dmth në Shqipëri, ju keni pushtet, por nuk keni shtet.

Por në Shqipëri mungon edhe diçka që është më e keqe se kjo. Nuk e keni guximin qytetar. Ju në Shqipëri, keni pushtetin, keni Presidentin, por nuk e keni sektorin civil, qytetar që mbron. Ju nuk keni protestën, në Shqipëri nuk protestohet për asgjë.

Aty ku revolta, ku dhimbja, ku trishtimi shndërrohet në heshtje, në lotderdhje aty mos kërkoni fat. Nuk mund të ketë aty shtet të fort, aty mund të ketë vetëm pushtetarë të fortë. Shqipëria ka pushtetarë të fortë, por ka shtet të dobët, Shqipëria ka parti të pasura e të forta, por ka edhe popull të varfër dhe popull që nuk e përfill askush zërin e atij populli”, u shpreh Kim Mehmeti në studion e lajmeve të Ora News.

Të fundit

Mbyllet tregu i Zdrales në Shkodër! “Na ofrojnë dyqane me 5 mijë euro metri”

Tregtarët e Zdrales në Shkodër protestuan sot përpara Bashkisë, pas një njoftimi zyrtar nga Komuniteti Mysliman që u kërkon...

“20 vjet në zyra, asnjë shërbim qytetarëve”. Rama e ka seriozisht me Vlorën

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Vlorë, ka debatuar më një gazetar i cili e pyeti kryeministrin nëse me lëvizjet për largimin e drejtorëve...

Skuadrat shqiptare në Kupat e Europës: Kujdes euforinë!

Nga ERVIN BAKU Nesër, e Martë, 8 Korrik dhe të Enjten, 10 Korrik,  skuadrat shqiptare debutojnë në Kupat e Europës së UEFA-s, sezoni 2025-2026. Shorti,...

Rusia shton agresivitetin, Gjermania përgatit një porosi gjigante armësh

Si pjesë e krijimit të brigadave shtesë të Bundeswehr-it për të mbështetur NATO-n, Gjermania po shqyrton prokurimin e deri në 2 mijë e 500...

Moti bën kthesën e papritur, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat nesër

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë...

Lajme të tjera

Web TV