Shpërthime të mëdha në Krime, përfshihet nga flakët depoja e municioneve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shpërthime të mëdha kanë ndodhur këtë mëngjes në territoret e pushtuara nga Rusia në jug dhe në juglindje të Ukrainës.

Media ukrainase NEXTA ka publikuar pamje nga një shpërthim i madh, i cili ka ndodhur në Krime.

Sipas raportimeve  të medieve lokale ka marrë flakë  një depo municionesh në fshatin Maiskoye pranë Dzhankoi në veri të Krimesë.

Megjithatë mediet perëndimore theksojnë se pamjet e publikuara nga Ukraina nuk janë verifikuar nga burime të paanshme.

 

Gjithashtu media ruse RIA Novosti raporton se një transformator i nënstacionit të energjisë ekektrike është përfshirë nga flakë të mëdha, shkruan The Guardian.

Kreu administrativ i Krimesë i emëruar nga Rusia, Sergei Aksyonov, tha se është nisur me urgjencë për në fshatin Mayskoye afër Dzhankoi .

“U nisa për në fshatin Mayskoye, rrethi Dzhankoy. Rrethanat e ngjarjes janë duke u hetuar. Unë do t’ju informoj kur informacioni të bëhet i disponueshëm,”tha Aksenov në kanalin e tij Telegram, siç raporton RIA.

Të fundit

Juventus mposht minimalisht Cagliarin dhe merr fitoren e katërt radhazi në Serie A

Juventusi regjistroi fitoren e katërt radhazi në kampionat, teksa mposhti mbrëmjen e sotme Cagliarin me rezultatin 0-1 në duelin...

“Efkaristo poli”, pa asnjë arsye, Berisha iu flet greqisht shqiptarëve të Athinës

“Efkaristo poli!” Me këto fjalë e nisi takimin elektoral në Athinë, kryedemokrati Sali Berisha, dhe arsyeja mbetet mister pse duhej t’u fliste greqisht shqiptarëve?! Kreu...

“Për ty shita 200 krerë dele!”/ Samiu i numëron gabimet të birit: U gënjeve në Facebook!

Në konfliktin mes Samiut dhe Mariusit në “Shihemi në Gjyq” ku babai i kërkon djalit të largohet nga shtëpia, shtohet edhe diçka tjetër: kontributi...

Basha uron CDU-në për fitoren: Mbështetje e madhe për Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka përgëzuar CDU-në për fitoren në zgjedhjet në Gjermani, duke e cilësuar atë si një hap të...

Lideri i CDU/CSU-së shpall fitoren: Nuk kemi kohë për të humbur

Lideri i CDU/CSU, i cili me shumë gjasa do të jetë kancelari i ri gjerman, shpalli pasditen e së dielës fitoren. Friedrich Merz foli për...

Lajme të tjera

Web TV