Gazetari: Maska s’ka as në farmaci, mjekët në aeroport të pambrojtur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Në Rinas mjekët ishin të pajisur vetëm me maska kirurgjikale që nuk i mbron, ndërsa maskat mungojnë në çdo farmaci pre dy ditësh”, deklaroi sonte gazetari Erjon Skëndaj i ftuar në emisionin “Real Story” në News24.

“Unë e besoj me rezerva atë punën e termometrit çudibërës. Pashë në Rinas mjekët që bënin kontrollet por ti mund të kapësh atë që i ka shpërthyer sëmundja, është pas ditës së 14-të, jo atë që mund ta ketë marrë por nuk i është shfaqur ende.

Si do ta gjesh e ta fusësh në karantinë? E pyeta mjekun atje e më tha këto janë protokollet e OBSH. Unë nuk kam parë shumë persona me maska. Doktorët kishin maska kirurgjikale, mund ta mbrojnë doktorin që të mos infektojë të tjerët por nuk e mbron nga koronavirusi.

Por maskat nuk i kam parë as tek pasagjerët. Pra njerëzit duan maska dhe maska nuk ka. ISHP thotë mbrohuni, por në farmaci nuk ka. Maskat i janë rishitur sërish Kinës ka dhe teori të tilla.

Pyetja ime është: Në qoftë se unë jam i prekur dhe nuk e manifestoj sëmundjen, kam ardhur në Rinas, më vendosën termometrin dhe nuk kam temperaturë. Kaloj vijën e kuqe dhe më pas shpërthen virusi e shkoj vizitohem si për grip. Çfarë ndodh”.

Të fundit

Rama: Ina Majko, prurja e parë në vijim të rrugës së re

Kryeministri Edi Rama thotë se Ina Majko, të cilën e emëroi zëvendës ministre të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes, është prurja...

Rama vizitë në Vlorë, pritet të mbërrijë në Bashki

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në bashkinë e Vlorës. Mësohet se kreu i qeverisë do të jetë prezent aty rreth orës 10:00, ndërkohë...

Çfarë do të thotë vërtet “Globalizoni Intifadën”

Nga Bret Stephens Zohran Mamdani pati tre raste për të mohuar shprehjen “globalizoni intifadën” gjatë një interviste për fundjavë në NBC me Kristen Welker. Do...

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?

Një grindje publike midis Presidentit Donald Trump dhe aleatit të tij, miliarderit Elon Musk, u rihap këtë javë pas një grindjeje në dukje të...

Dita e sotme me diell, temperaturat deri në 40 gradë celcius

Për ditën e sotme (3 korrik) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, për shkak të masave ajrore të thata. Moti...

Lajme të tjera

Web TV