Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Ndryshimet e shtatorit! Parti me emra të rinj dhe me lidera të vjetër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy drejtuesit e opozitës, Sali Berisha dhe Ilir Meta, kanë premtuar se fundi i shtatorit nuk do e gjejë Ramën kryeministër, duke shpallur rrëzimin e qeverisë. A ka gjasa të ndodhë dhe a rrezikojnë dy krerët e opozitës që premtimi tu kthehet kundër nëse nuk realizohet? Përse opozitat premtojnë gjithnjë se “në shtator priten ndryshimet e mëdha”? Mbi zhvillimet politike në vend komenton për gazetën “Fjala” analisti Erald Shulla.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj vizitën e parë sapo mori detyrën e zhvilloi në Kosovë. Në takimin me homologen Vjosa Osmani u “përplas” për bashkëpunimin ushtarak ndërsa në ditën e dytë pati një incident me kreun e LDK-së. Në optikën tuaj si do të jetë bashkëpunimi Kosove- Shqipëri në këtë nivel? Pyetja vjen nga marrëdhëniet që ka Rama me Kurtin?

Çdo incident apo përplasje midis politikanëve të Shqipërisë dhe të Kosovës është e papranueshme, edhe pse ne jemi të ndarë në dy shtete, kemi dy qeveri, dy presidenta, ne kurrë nuk duhet të harrojmë që jemi një komb. Dhe politikanët e të dy shteteve duhet gjithmonë të jenë të fokusuar dhe të motivuar për të ngritur marrëdhënie sa më bashkëpunuese dhe të shkëlqyera. Sepse interesat e Kosovës janë dhe interesat tona, interesat e Shqipërisë janë dhe të Kosovës, pra kjo linjë duhet të vazhdojë të forcohet dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të kemi incidente apo raste negative që të conojnë interesin e përbashkët. Roli i Presidentit të Republikës është përbashkues i të gjithë shqiptarëve kudo që janë, brenda dhe jashtë trojeve tona, kështu  z.Begaj duhet të qëndroi mbi dhe përtej politikave apo lëvizjeve politike momentale që bën qeveria apo kryeministri i vendit z.Rama. Edhe pse z.Begaj erdhi si zgjedhje e mazhorancës, pa arritur një konsensus me opozitën, por ai prapë edhe pse i zgjedhur vetëm me votat e mazhorancës, duhet ti shërbej kushtetutës dhe një axhende institucionale shtetërore dhe jo axhendës së qeverisë.

Ish- Kryeministri Sali Berisha dhe kreu i PL Ilir Meta po bëjnë një opozitë të fortë duke u sinkronizuar edhe në përmbajtjen e deklaratave. A do të ketë ngjarje në shtator që mund të sjellin ndryshime?

Nuk e shoh ndonjë “Opozitë të fortë” , ata mund të sinkronizohen mjaftë mirë sepse janë dy figura që kanë 32 vite si personazhe dominuese të arenës politike, dinë jo vetëm të sinkronizohen por dhe të aktrojnë më së miri në rolet viktimizuese për të tërhequr vëmëndjen apo për të kërkuar mbështetje nga elektorati. Sali Berisha dhe Ilir Meta, kanë qënë në këto 32 vite në pozicionet më të larta shtetërore, po ashtu kanë qënë dhe në opozitë disa herë, jemi para një fakti që të dy kanë vendosur për mos tu tërhequr nga politika, edhe pse të dy të sprovuar, po sfidojnë edhe kohën, sepse siç thotë dhe një shprehje : “Koha i pastron të gjitha” këta po e sfidojnë. Në shtator këta duan një flamur, që mbishkrimin ta ketë emrin “opozita shqiptare”, por në të vërtet duan të kapen pas një shkopi për të mudësuar jetëgjatësinë etyre në politikë. Kështu që shtatori do jetë prova e parë për të dy, a do dominojnë opozitën e vendit apo jo, kjo mbetet per tu parë nëse do jenë të aftë të ringrihen mbi mbështetjen e militantëve që të dy si politikan, pra të marrin përtejë kësaj pjese..

Thuajse çdo opozitë për shumë vite e konsiderojnë muajin shtator si “kohë ndryshimesh”, por koha ka treguar se asgjë nuk ndodh. Përse politika në vend apo opozitat nuk ngjisin për të nxitur frymë qytetare në protesta për padrejtësitë që bëhen? A mund të vijnë ndryshimet me “gusht pushimesh”, “mitingje të sforcuara”, apo “deklarata të përditshme” në media?

Konstatim shumë i saktë dhe i vërtet, shumë jo vetëm muaj shtatorësh janë premtuar si momente ndryshimi por vitesh të tëra kalojnë duke u premtuar që do vi mrekullia dhe asgjë nuk ndodh, kemi po të njejtët personazhe politike që premtojnë ndryshimin, dhe i vetmi ndryshim që ndodh janê që këta ndryshojnë rolet, dhe asgjë tjetër. Njëherë është një pal në opozitë që premton ndryshimin, njëherë pala tjetër dhe për qytetarët shumë pak ndryshon. Ndonjëherë kjo duket si ato lajmet e hërë pas herëshme, që një komet po kalon pranë tokës dhe pritet ta godasë atë, dhe asnjëherë nuk godet. Ndryshimi i vetëm për pretendetët e opozitës në këtë shtator është ndryshimi i emrave të partive, nga LSI partia e ilir Metës do të quhet PL dhe e Sali Berishës Partia Demokratike e rithemeluar. Nuk shoh ndonjë ndryshim përveçse ndryshimit që kemi emra te rinj partish dhe lidera të vjetër.

Lexo edhe :  Rama dhe 100 shoqatat e shqiptarëve në Nju Jork

Qeveria gjithsesi është nën akuzë publike kryesisht nga opozita për korrupsion, por nga ana tjetër edhe SPAK ka disa dosje të nxehta teksa po verifikohen zyrtarë të nivelit të lartë, ministra, ish-ministra dhe kryetarë bashkishë. Si lëkundet mazhoranca qeverisëse nga reagimi i opozitës duke mbledhur militantët e saj, apo të pakënaqurit, apo nga sistemi i drejtësisë?

Qeveria ka kohë që ndjehet e qetë dhe aspak e shqetësuar nga opozita, problemet qeveria i ka nga brenda dhe aspak nga opozita e cila nuk po del dot nga problemet e saja dhe e ka të tepërt të merret duke ndjekur problemet e qeverisë. Përderisa opozita do vazhdojë të mos çlirohet nga problemet e saja, mazhoranca do ketë vetëm një problem drejtësin, por jo probleme në elektorat. Kjo e ka treguar edhe në zgjedhjet e 6 marsit, ku problemet e mazhorancës ishin dhe përsëri rezultoi fituese në 5 nga 6 bashkitë e vendit. Ky në faktë është një problem për vendin sepse mazhoranca duke qënë e garantuar në numra të sigurt çdo zgjedhje êshtë e destinuar për të shtuar gabimet dhe abuzimet.

Rama nga ana tjetër ka vendosur që të heshtë këto kohë, duke tentuar të “injorojë” akuzat e Metës dhe Berishës. Është një strategji e Ramës për të relativizuar deklaratat e kundërshtarëve politik apo në nisjen e sesionit të ri Parlamentar do kundërpërgjigjet me dy çështje: “non gratat” e Berishës dhe dyshimet se Meta mund të ketë qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit?

Nga shtatori është për tu parë dhe çfarë qëndrimi do të mbajë kryeministri, kë do të konsideroj si opozitë, Berishën me rithemelimin e tij që deri më sot e ka quajtur një zë nga bota e përtejme, ish aleatin e tij Ilir Metën i cili vjen me një emër të ri Partia e Lirisë, apo grupin e deputetëve të PD-së të cilët janë në pritje të vendimit të gjykatës së apelit. Sezoni i ri politikë do të jetë një vitë i nxehtë sepse duhet të kemi parasysh që do zhvillohen dhe zgjedhjet lokale e kjo do i ashpërsojë tonalitetet dhe gjuhën politike në vend. Edi Rama ka dy armë të forta ti përgjigjet sulmeve për korrupsion nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, njerit “Non Gradat”  nga SHBA dhe Britania , tjetrit dosjen e sigurimit. Nëse Ilir Meta do tia hedh paq edhe këtë herë ka për detyrë bërjen vetë publike tê dosjes së tij, ndêrsa Berisha e ka të vështirë sepse ka dhe ndërkombëtarët në disfavor jo vetëm Ramën. Rama i njeh mirë të dy, po aq sa ata  njohin Ramën, kanë më shumë se 25 vite që luajnë si kundërshtar politikë së bashku. E vetmja që do turbullonte ujërat e politkës do ishte një vendim i gjykatës së apelit se kujt i takon drejtimi i PD-së. Por në fund kemi personazhe të vjetra poltike që na premtojnë në shtator risi dhe ndryshime të reja.

Të fundit

Kaosi në Kuvend/ VOA: Shenjë proteste për burgosjen e Salianjit

Në Tiranë, deputetët e Partisë Demokratike protestuan me forcë duke nxjerrë karriget e tyre jashtë sallës së Kuvendit dhe...

FOTO/ Sara Hoxha vishet me fustan të bardhë, ja si reagon mamaja e Ledrit

Bloggerja e njohur Sara Hoxha ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram me një foto të re, ku shfaqet me një fustan...

Policia mësyn në Bashkinë e Rrogozhinës, arrestohen 5 zyrtarë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka caktuar masat “arrest me burg” për pesë zyrtarë të Bashkisë Rrogozhinë...

Ja 5 yjet e Hollywood që do të jenë zëri i chatbotit AI nga Meta

Gjigandi i teknologjisë, Meta, ka zbuluar listën e aktorëve të Hollywood të cilët do t’i japin zërat e tyre chatbot-it të tij të AI. ...

Kaosi dhe djegia e karrigeve në Kuvend, analisti e thotë troç: Opozita është vetëdjegur

Analisti Namir Lapardhaja i ftuar në një program televiziv komentoi në një program televiziv kaosin e sotëm në seancën plenare të Kuvendit ku u...

Lajme të tjera

Web TV