Takoi Zelenskyn në Kiev, Veliaj: Do rindërtojmë shkolla edhe në Ukrainë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka vizituar ditën e djeshme Ukrainën, ku u takua me Presidentin Volodymir Zelensky, nga ky ndau edhe foto në rrjetet sociale.

Veliaj ishte në Kiev së bashku me përfaqësuesit e Shoqatës së Qyteteve Europiane të Eurocities ku nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi për të mbështetur rindërtimin e qëndrueshëm të qyteteve të Ukrainës.

Një ditë pas takimit, Kryebashkiaku shkruan se Presidenti Zelenski i shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen që Shqipëria dhe Kryeministri Rama kanë dhënë gjatë gjithë kësaj periudhe.

“Shumë i lumtur që u takova me Presidentin Zelenski në Kiev, i cili shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Shqipërisë dhe Kryeministrit Rama në Këshillin e Sigurimit, strehimin e refugjatëve dhe çdo ndihmë tjetër. Tirana dhe Kharkivi janë qytete motra – ne jemi zotuar të rindërtojmë shkolla aty dhe të japim ekspertizën tonë në rimëkëmbjen e Ukrainës”, thekson Veliaj.

Ndërkaq, kryebashkiaku Erion Veliaj ka shprehur mirënjohjen dhe për Dario Nardellan, Presidentin e Eurocities që mori drejtimin e 8 qyteteve të para që ndërmorën nismën për fillimin e rindërtimit të Ukrainës.

Kujtojmë që Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut do të rindërtojnë një bllok banesash në Irpin, një ndër qytetet më të shkatërruara në Ukrainë si pasojë e sulmeve nga Rusia. Kjo u bë me dije nga kryeministri Edi Rama gjatë vizitës që zhvilloi në Ukrainë më 15 qershor, ku ishte i shoqëruar nga ish-kryeministri malazez Dritan Abazoviç.

 

 

 

 

Të fundit

Aleksandër Çipa: Artan Lame la pas kënaqësi të shijueshme në shkrimet e tij

Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa, ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale për ndarjen nga...

Çelja zyrtare e Grup-Kapitullit 3/ Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vijon pa ndalim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me çeljen sot të negociatave për 8 Kapituj të rinj nga Grupi 3. Përmes një postimi në rrjetet sociale,...

Fituesi i Eurovision: Do doja që konkursi i radhës të mbahej në Vjenë, pa Izraelin

JJ, përfaqësues i Austrisë dhe fitues i Eurovision 2025, komentoi rastin kontrovers të pjesëmarrjes së Izraelit në konkursin më të madh muzikor dhe tha se...

Sulm me thikë në një shkollë fillore në Gjermani, plagoset 11-vjeçari

Një djalë njëmbëdhjetë vjeçar u plagos me thikë në një shkollë në Berlin të enjten. Autori i krimit është larguar nga vendi i ngjarjes...

SPAK hap garën për drejtuesin e ri të BKH-së (kriteret)

SPAK ka hapur zyrtarisht thirrjen për aplikim për pozicionin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në njoftimin e SPAK, thuhet se...

Lajme të tjera

Web TV