Sulmi ndaj ushtarëve, Ministria e Mbrojtjes jep detaje mbi dinamikën e ngjarjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth orës 17:40 të ditës së sotme (e shtunë 20 gusht), roja në Uzinën Ushtarake të Gramshit ka vënë re lëvizje të dyshimta rreth objektit. Menjëherë ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë fotografi. Të dy efektivët kanë zbatuar rregullat ushtarake me qëllim ndalimin e personit, duke i bërë fillimisht thirrje të ndalojë.

Pavarësisht thirrjes së rojes dhe përgjegjësit të ruajtjes së Uzinës, personi ka tentuar të largohet, por falë reagimit të shpejtë të dy efektivëve është bërë ndalimi i tij. Në këtë moment personi është kundërpërgjigjur duke përdoruar spray neoparalizues ndaj dy ushtarakëve për të shpëtuar, por dy rojet ushtarake kanë bërë ndalimin e tij.

Menjëherë pas njoftimit policia ka bërë shoqërimin e shtetasit rus, M. Z., 24 vjeç, në ambientet e Komisiaratit të Policisë Gramsh, për veprime të mëtejshme.

Ndërkaq janë vërejtur edhe dy persona të tjerë jashtë rrethimit të Uzinës, një femër dhe një mashkull që shoqëronin këtë shtetas. Ndaj personeli i Policisë Ushtarake ka njoftuar menjëherë Policinë e Shtetit, e cila ka bërë ndalimin edhe të dy personave të tjerë jo shumë larg nga uzina.

Shërbimet e Policisë bënë të mundur që në afërsi të kësaj zone të konstatojnë dhe të bllokojnë automjetin tip “Chevrolet”, me të cilin udhëtonin shtetasja ruse S.T. 33 vjeçe dhe shtetasi ukrainas F. A., 25 vjec, të cilët janë shoqëruar për veprime të mëtejshme.

Të tre personat aktualisht janë të shoqëruar nga policia, e cila në bashkëpunim me institucionet e tjera po vijon hetimet mbi ngjarjen e ndodhur

Në vendngjarje ndodhen edhe përfaqësues të Policisë Ushtarake dhe Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes dhe në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit po koordinojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lexo edhe :  Pensionistët që kanë punuar në ish-kooperativa s’do të përplasen më dyerve të gjykatave

Ndërsa dy ushtarakët e dëmtuar pas ndihmës së parë mjekësore janë transportuar në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Të fundit

Përplasjet me Berishën, vjen përgjigjja e Ballës:Gjarprin e kam kapur që i vogël në ferra

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i kthen një përgjigje epike Berishës pas akuzave të shumta...

“Nuk është aspak e vërtetë”! Pretendimet e gazetarit izraelit, reagon Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në “X” pas pretendimeve të gazetarit izraelit, duke i konsideruar të rreme. “Nuk kam dëgjuar diçka kaq të rreme për...

Selena Gomez shpërthen në lot prej vendimit të Trump? Çfarë ndodhi?

Selena Gomez ka shpërthyer në lot gjatë një videoje emocionuese në Instagram Story, ku ka reaguar ndaj kërcënimit të Presidentit Donald Trump për dëbimin...

Lufta në Ukrainë/ Gratë e Kievit mes jetës civile dhe ushtarake

Disa gra nga qytete të rajonit të Kievit janë pjesë e një njësie ushtarake, duke mësuar në mënyrë vullnetare se si të mbrojnë familjet...

Hëna e Re e 29 Janarit sjell fat për katër shenja të horoskopit

Hëna e Re e 29 janarit sjell fat për katër shenja të horoskopit! Bricjapi Burime të reja të ardhurash vijnë për bricjapin me Hënën e Re...

Lajme të tjera

Web TV