Luiza Gega pritet me ceremoni nga ministret: Sot më krenare se kurrë për ngjyrat kuqezi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Luiza Gega është kthyer në atdhe, kësaj here me tjetër “kostum”, si kampione e Europës në garën 3000 metra me pengesa. Vajza jonë e artë është pritur me ceremoni në “Rinas”, ku i kanë uruar mirëseardhjen dy ministre të qeverisë “Rama”, Evis Kushi dhe Bora Muzhaqi.

I pranishëm ishte edhe presidenti i KOKSH, Fidel Ylli. Triumfi i saj fenomenal në Kampionatin Europian të Mynihut i bëri krenarë krejt shqiptarët, sepse ishte suksesi i parë në histori i këtij lloji. Gjatë fjalës së saj, kampionia europiane tha se ka sakrifikuar prej vitesh për të arritur në këtë stad:

“Jam lodhur shumë për të qenë këtu ku jam sot, kam shumë vite që sakrifikoj. Sot jam më krenare se kurrë për ngjyrat kuqezi. Kjo ishte dhe arsyeja pse derdha lot në vijën e finishit, sepse m’u kthye koha mbrapsht, sa me mund dhe sakrificë kam ardhur deri këtu.

Falënderoj trajnerin tim, mbështetësin më të madh. Jam shumë e lumtur që ia dola. E vetme nuk do t’ia kisha dalë kurrë pa mbështetjen e trajnerit, i cili ka pasur më shumë besim tek unë seç kam pasur unë te vetja.

I tregova Europës se edhe ne mund t’ia dalim, edhe pse ndoshta vend i vogël dhe me gjëra për t’i përmirësuar. Sigurisht dua të falenderoj autoritetet, sepse gjërat kanë ndryshuar për sportin, të gjithë kanë bërë që të vijë kjo medalje.

E ëndërroja shumë medaljen e artë dhe vërtet besoja se do ta fitoja. E kam imagjinuar shumë gjatë stërvitjes. E imagjinoja çdo moment. Në 100 metrat e fundit pashë se çdo gjë kishte mbaruar dhe përjetova emocionin e jashtëzakonshëm. M’u desh të jetoja larg familjes, pjesën më të madhe në male për të realizuar ëndrrën dhe përfaqësuar flamurin kombëtar. Së shpejti pres të jem e katërta në botë”.

Të fundit

Si po e rrit turizmi varësinë nga importet, 1.5 miliardë euro në vit dalin jashtë

Gjatë 5-mujorit të parë të vitit 2025, importet e produkteve ushqimore kanë shënuar rritje në sasi dhe vlerë krahasuar me të...

Kosovë/ Kuvendi sot mblidhet në seancën e 49 të konstituimit

Kuvendi i Kosovës për të 49-ën herë sot nga ora 11:00 do të mblidhet për të provuar që të konstituohet pas bllokadës në të...

Vjen sërish i nxehti afrikan, temperaturat deri në 40 gradë. Parashikimi i motit për sot

Riaktivizimi i valëve të të nxehtit Afrikan do të kushtëzoje në vendin tonë sërisht mot të kthjellët dhe shumë të nxehtë. Situata problematike nga temperaturat...

1870 – Franca i shpall luftë Prusisë, nis përplasja Franko-Prusiane

Më 19 korrik 1870, Perandoria Franceze nën Napoleonin III i shpalli luftë Mbretërisë së Prusisë, duke nisur një nga konfliktet më të rëndësishme të...

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet, dhe organizmi nuk mund ta...

Lajme të tjera

Web TV