Retorika e shtatorit të nxehtë e në kaos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

Pas pushimeve, duhen dhe ca të tjera pushime. Kjo moto butaforike verore ka qenë shumë e pëlqyeshme dhe i shkon më së tepërmi për shtat politikës shqiptare, që i duhet kohë të mësohet me kostumin pas shullimit të gjatë në diell gjatë muajve të nxehtë. Në këtë mënyrë, shtatori ka qenë një muaj dembel dhe i zvargur sado që para pushimeve është premtuar se në fillimvjeshtë do të jetë agresiv dhe plot temp luftarak. Kështu është premtuar edhe për këtë shtator. Nga një anë Berisha dhe në hesap të tij Meta i kanë mëshuar deklaratave se në shtator do të bëhet nami dhe me një klimë të nxehtë politike sa dhe temperatuat afrikane të fillim korrikut e fillim gushtit do të dukeshin si fllad i freskët. E veçanta ka qënë se tempi i deklaratave ka përvijuar përgjatë gjithë muajit gusht, në deklarata të përditshme shtypi apo takime periferike, të alternuara me njëra tjetrën por dhe dyshimtare ndaj partnerit, ashtu siç kanë qenë dhe vetë marrëdhëniet e kohëve të fundit midis Rithemelimit dhe partisë së re të Metës. Në fund të fundit ku çon dhe çfarë qëllimi ka një retorikë kaq agressive për protesta e përmbysje revolucionare dhe së pari kujt i shërben. A i shërben opozitës kjo apo projekteve personale të dy prej personazheve të spikatur të opozitës aktuale? Të dy, si Berisha dhe Meta, janë politikanë të vjetër e plotë plagë lufte nga betejat politike në 32 vjet pluralizëm ku kanë qenë protagonist. Të dy e dinë fort mirë se asgjë nuk mund të arrihet as me protesta dhe ca më pak me revolucione. Së paku Berisha e ka provuar më parë dhe ka fituar veç izolim. Fitoret dhe përmbysjet mund të arrihen vetëm me votë dhe për të matur forcat, përpara e kanë një betejë elektorale për zgjedhjet vendore. Por po ashtu, të freskët e kanë dhe dështimin electoral në zgjdhjet e pjesshme vendore të këtij viti ku opozita e përçarë siç ish, arriti vetëm çerekun e votave të dikurshme që përbënin korpusin e saj elektoral.

Atëherë pse kjo ngutje dhe pse Berisha e Meta po i  vijnë shtatorit me pishën e zjarrit në dorë? Në thelb, zjarri për tu hedhur në betejën e rrugëve është çka i intereson më pak opozitës. PD është e përcarë dhe nuk po e merr veten nga fraksionet brenda saj dhe dora e fortë e Berishës është mpakur së tepërmi pas shpalljes non grata nga Departamenti i Shtetit. Lepujt nuk mund të mbidhen në një stan aq më shumë kur në stan ka rënë sëmundje. Në kushte normale, së pari duhet që partia të shërohet nga plagët e saj që të shndërrohet në një formacion luftarak për zgjedhje, e jo ta lëshosh rrugëve pa qëllim e ide duke i lënë energjitë nëpër tubime që i vlejnë vetëm liderit për lartësimin e figurës së vet. Po ashtu dhe LSI e transformuar në PL i duhet kohë të tresë idetë e reja të liderit të rikthyer e të formatojë imazhin e ri si një parti e shndërruar. Kampingu i Jalës, e përbashkëta e deritashme e LSI dhe PL, vështirë të jetë i mjaftueshëm për shndërrimin e larvës në flutur.

Lexo edhe :  Nuk ishte profecia, por realiteti

Nëse nga pikëpamja strategjike, një mish mash politik i shtatorit as që nuk i intereson opozitës në tërësi, dhe subjekteve të saj në veçanti, atëherë kjo hedhje për sulm në shtator i ngjan një akti të dëshpëruar e që i shërben veç figurave drejtuese të saj për hallet personale të tyre. Në vetvete kjo opozitë është deformuar pasi realisht i kanë hequr objektin qëndror të saj që është beteja politike me maxhorancën për ta vënë në funksion dhe si trysni ndaj problemeve të liderëve të saj. E parë në këtë kuadër, opozita e Bashës, megjithëse defiçente, plot gabime taktike dhe me vizion të mpirë, ishte ku e ku më efiçente sesa ky lloj opozitarizmi këtyre liderëve të fortë.

Pasi Basha, sido që të ish, nuk kish halle personale dhe betejën e opozitare e kish drejtuar vetëm ndaj maxhorancës. Këta të sotmit, nuk dinë kë të sulmojnë më parëe nga ti drejtojnë forcat. Herë ndaj ramës, herë ndaj SHBA, herë ndaj Britanisë së Madhe, dhe nesër kushedi se çfarë fronti i ri hapet. Nga ora në orë dalin lajme të reja me të njëjtët protagonist që gjithësesi duket se shpresën e kanë mbështetur jo te përballja politike e institucionale por për fat të keq tek aventura e rrugës që është thjesht një abuzivizëm me pushtetin. Abuzivizëm që arrin deri aty sa të thërrasësh në kauzë e të përdorësh për interesa personale detashmentet partiake. Punë dreqi. Që nuk shpëtojmë dot nga ky arkaizëm politik që njerëzit i përdor si dele, si masë e bindur për përfitim personal dhe që për fat të keq këto skenarë ripërsëriten pambarimisht.

 

Të fundit

Tornado dhe stuhi të fuqishme godasin SHBA/16 viktima dhe mbi 700 mijë banesa pa energji

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën si pasojë e tornadove dhe stuhive të fuqishme që përfshinë pjesën qëndrore...

‘SPAK kontrolloi disa lokale para zgjedhjeve’/Kandidati socialist në ‘telashe’nga hetimet

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka dhënë një analizë të thelluar mbi zgjedhjet e fundit, duke theksuar se procesi nuk...

Shpallja e rezultatit për Qarkun e Lezhës, Noka dhe Balla përplasen fizikisht

Numërimi i fundit i votave të diasporës për Qarkun e Lezhës në Parkun Olimpik në Tiranë ka sjellë jo vetëm ankth e pasiguri mes...

Nga numri i telefonit te analizat, informacionet që nuk duhet të ndajmë me Chat GPT

Inteligjenca artificiale mund të jetë një mjet i vlefshëm për ne gjatë përditshmërisë, por megjithatë rekomandohet që duhet të kemi kujdes në përdorimin e...

Lezha ndahet me një grusht votash, tension deri në përplasje fizike për fletën e fundit

Tension i lartë tek Parku Olimpik teksa po numërohen votat e Diasporës. Kjo pasi, qarku i Lezhës është ndarë me një grusht votash midis...

Lajme të tjera

Web TV