Malaga do shitet, George Clooney merr skuadrën e Sadikut dhe Bares?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa sheiku Al-Thani gradualisht po nxirret jashtë skuadrës, Antonio Aguilera, kryetari i grupit të aksionerëve të pakicave te Malaga ka bërë me dije se një grup amerikan i lidhur me aktorin George Clooney do që të blejë klubin.

Ky lajmë është bërë publik nga “AS” e cila raporton se kërkesat e Al-Thani (100 milion €) janë ende shumë të larta për kompaninë amerikane audiovizuale.

Megjithatë duket se gjithçka mund të arrihet pasi aktori i njohur është i tërhequr jashtë mase nga ideja e blerjes së klubit të njohur, ku luajnë dhe do futbollistët e Kombëtares Shqiptare të Futbollit Armando Sadiku dhe Keidi Bare.

Clooney po qëndron në Malaga prej kohësh pasi janë krijuar disa studio televizive që punojnë për Hollywood-in dhe nga ato ka lindur ideja për të blerë klubin.

Duket se negociatat po vazhdojnë prej disa javësh, pasi producentët i ka tërhequr ideja për të krijuar një “reality show” me jetën e përditshme të klubit.

Nëse kjo gjë do të finalizohet atëherë mund të fillojë prodhimi shumë shpejt, për t’i treguar publikut të gjerë se si është futbolli profesionist 24 orë në 24.

Ka ndodhur edhe më parë të jenë zhvilluar disa “reality show” të bazuara mbi futbollin, por ata kanë qenë në nivelet e ulëta të kampionateve të ndryshme, mes amatorëve./Fjala.al/

Të fundit

Parakalim i gabuar, aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Peqin, pranë fshatit Pajovë. Mësohet se dy persona kanë mbetur të plagosur. Policia dhe zjarrfikëset ndodhen...

Moti i nxehtë “përvëlon” Italinë, vdesin 18 persona! Vendimi drastik…

Italia po përballet me një valë të rrezikshme të nxehti, që ka shkaktuar të paktën 18 viktima në mbarë vendin. Mediat e huaja raportojnë se...

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, reagon Rusia

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar këtë fundjavë se Lufta e Tretë Botërore do të nisë me sulme të njëkohshme nga Xi Jinping...

Merr fund lidhja e Loredanës me Jozin! “Nuk jam e fiksuar me muskujt”

Modelja e njohur Loredana Brati është një nga personazhet me të komentuar në rrejt kohët e fundit që pas daljes nga “Big Brother Vip...

Musiala mungon deri në nëntor, Donnarumma i kërkon falje

Deklarata zyrtare në lidhje me testet e kryera nga Jamal Musiala pas dëmtimit të tmerrshëm të pësuar në ndeshjen PSG-Bayern në Kupën e Botës...

Lajme të tjera

Web TV