Presidenti Bajram Begaj ka nisur përgatitjet për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme vendore.
Kreu i Shtetit i është drejtuar me një kerkesë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të tërhequr vendimin për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve vendore të vitit 2019.
Kjo pasi Begaj do të duhet të caktojë dhe dekretojë datën e zgjedhjeve të ardhshme vendore.
Në një shkresë të publikuar nga vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, bëhet me dije se Begaj kërkon:
“Presidenti i Republikës në ushtrim të kompetencës së parashikuar në pikën g. të nenit 92, të Kushtetutës dhe pikën 1. të nenit 10, të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, do të caktojë me Dekret datën e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Duke marrë në konsideratë rëndësinë dhe interesin e lartë që kanë zgjedhjet vendosre në Republikën e Shqipërisë, kërkojmë vënien në dispozicion nga ana juaj, të vendimit “Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhkeve për organet e qeverisjes vendosre” të vitit 2019. Ju faleminderit,”- shkruhet në dokument.
Sakaq, zgjedhjet vendore pritet te mbahen vitin e ardhshem.