GJKKO liron nga burgu ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-drejtori RadioTelevizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi është liruar nga burgu.

Vendimi u mor sot, pasi GJKKO pranoi kërkesën e avokatit të tij për lirimin për shkak se i kanë mbaruar afatet e dënimit. Ish-drejtori i RTSH, u dënua me nje vit e 4 muaj burg me akuzën e shpërdorimit te detyrës.

Ndërkohë çështja ndaj tij do të vazhdojë në Apel, pasi ai kërkon pafajësi.

Gëllçi u arrestua me urdhër të SPAK në tetor të vitit të kaluar, bashkë me tre punonjës të tjerë të Radio Televizionit Shqiptar.

Sipas SPAK Gëllçi dyshohet se ka kryer shkelje ligjore në një procedurë prokurimi, shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me objekt “Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro”, me fond limit afro 87 milionë lekë të zhvilluar në datën 9 nëntor të vitit 2018.

Të fundit

Michelle Obama tregon ‘zakonin e keq’ të ish-presidentit që e kishte bezdisur vazhdimisht

Martesa nuk është gjithmonë e lehtë, madje edhe Michelle Obama ka pasur dikur një shqetësim të madh me bashkëshortin...

Putini nuk po tregon asnjë shenjë kompromisi

Vladimir Putini nuk pritej ta refuzonte kategorikisht propozimin e SHBA-së për një armëpushim, por gjithashtu nuk pritej ta mbështeste plotësisht atë. Marrëveshja e Rusisë,...

Portokalli parandalon depresionin, ja si shpjegohet

Portokalli përveç se përmirëson sistemin imunitar, ndihmon dhe në parandalimin e depresionit. Ngrënia e një portokalli në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të...

Qyteti bregdetar në Siçili ofron pushime për 1 euro: Si mund të fitoni një vend?

Siculiana, një qytet bregdetar në Siçili, ka nisur një iniciativë unike për të tërhequr më shumë turistë gjatë sezonit të ulët: një fundjavë pushimi...

Arkeologët zbulojnë një fytyrë njerëzore fosile mbi 1 milion vjeç

Pjesa e një fytyre të fosilizuar nga një paraardhës i njeriut është më e vjetra e gjetur në Evropën Perëndimore, sipas arkeologëve. Kafka jo e...

Lajme të tjera

Web TV