VIDEO/ Dybala shkëlqen, Roma “gjunjëzon” Monza-n

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

4 ndeshje, 3 fitore 1 barazim, 6 gola të shënuar dhe vetëm një i pësuar. Roma shkëlqen në këtë fillim sezoni duke parë veten në krye në kuotën e 10 pikëve. Shkëlqen mbi të gjithë Paulo Dybala, ylli argjentinas ishte protagonist absolut në fitoren e pastër 3-0 përballë Monza-s. Joya realizoi një “dopjetë” duke shkuar në kuotën e 100 golave në Serie A.

Në minutën e 18-të, Dybala me një aksion personal dërgoi topin në rrjetë, ndërsa në minutën e 32-të ndoqi mirë aksionin duke dyfishuar shifrat. Në të 61-tën ishte Ibanez që sigloi shifrat përfundimtare në 3-0.

Jose Mourinho dhe pjesa tjetër e stafit drejtues nuk feston plotësisht, në minutën e 28-të, Marash Kumbulla doli nga fusha i dëmtuar, një shans i shpërdoruar pasi kjo ishte sfida e tij e parë si titullar në këtë sezon të Seria A. Mbrojtësi kuqezi pësoi një dëmtim në kofshën e majtë. Pa diskutim një lajm shumë i hidhur për trajnerin Edy Reja, pas Gjimshitit sheh ti dëmtohet edhe Kumbulla.

Në përfundim të sfidës, Mourinho u shpreh i lumtur për këtë sukses, i lumtur për paraqitjen e Dybala-s dhe Abraham, por në këto ditë të fundit të merkatos shpreson të ketë në dispozicion edhe një mbrojtës.

Të fundit

Berisha në arrest shtëpie shkoi në SPAK me makinën e tij/ Xoxa u shoqërua nga policia

Të gjithë e kemi parë live se, kur Sali Berisha ishte në arrest shtëpie paraqitej në SPAK me Benz-in...

Asnjë nga partitë në Kosovë nuk ka votat për të krijuar e vetme qeverinë pas zgjedhjeve

Nga rezultati preliminar i zgjedhjeve të nëntë shkurtit, asnjë prej partive nuk do të mund të krijojë qeverinë e vetme. Sipas përllogaritjeve, Lëvizja Vetëvendosje do...

Ulen interesat e kredive/ Vendimet e politikës monetare po japin efektet e pritshme

Ulet interesi i kredive për bizneset por edhe për qytetarët.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se  lehtësimi i politikës monetare ka dhënë efekte ...

SPAK-u, SKAP-i, apo SKRAP-i i partisë, kë do zgjedhë Sali Berisha?

Ditët e fundit ai ka nisur një kthesë të pabesueshme, ku pretendon të na bindë se kur akuzonte SPAK, e kishte fjalën për disa...

Dita e Shën Valentinit: historia, kuriozitetet dhe traditat e festës së të dashuruarve

Dita e Shën Valentinit njihet botërisht si festa e të dashuruarve , e cila festohet çdo vit më 14 shkurt . Por cila është origjina e vërtetë...

Lajme të tjera

Web TV