Shkarkimi i Gledis Nanos, kush pritet të marrë kryesinë e Policisë së Shtetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano është shkarkuar sot nga detyra e tij.  Mësohet se posti i Drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, i është propozuar Muhamet Rrumbullakut. Burimet bëjnë të ditur që pritet firmosja e emrit të Rrumbullakut për tu zyrtarizuar në krye të policisë së Shtetit. Aktualisht Muhamet Rrumbullaku, mban postin e Drejtorit te Agjencisë për Mbikëqyrjen Policore, ish-SHÇBA-ja.

Kujtojmë se në një komunikim me gazetarët, ministri Çuçi tha se Gledis Nano nuk ka përmbushur objektivat. Gledis Nano u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit më Tetor 2021 duke pasuar Ardi Veliun në këtë detyrë.

Sot pas shkarkimit të tij, vendin e tij do ta mbajë përkohësisht nëndrejtori i përgjithshëm Tonin Vocaj deri në emërimin e drejtorit të ri.

Të fundit

Humbja e zgjedhjeve/ Berisha i bën kërkesën e çuditshme Trump

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas operacionit të fundit “Ura”, duke bërë një thirrje drejtpërdrejtë ndaj...

Fustani blu nuk u vesh kurrë

Në një fshat të vogël, atje ku koha ngul kapëset e mëngëve në shinat e inercisë, por lodhja vrapon si tajfun, jetonte një nënë....

Trump përshkallëzon luftën tregtare me BE-në: Do ta luaj lojën sipas mënyrës sime!

Deklaratat e Donald Trump ditën e djeshme se ai “nuk po kërkon një marrëveshje” me Brukselin, të shoqëruara me kërcënimin për vendosjen e tarifave prej 50%...

Qëlloi mjeken dhe përplasi automjetet e policisë, arrestohet 42-vjeçari

Enis Vrapi, 42 vjeç, është arrestuar nga Policia e Shtetit pas një incidenti të rëndë të ndodhur paraditen e së premtes, më 23 maj,...

Arsyeja përse Sali Berisha është kaq i qetë pas 11 Majit

Mero Baze Sali Berisha është shumë i relaksuar. Nëse i hidhni një sy intervistës së tij tek “Opinion” i Fevziut, dukej sikur kishte arritur ëndrrën...

Lajme të tjera

Web TV