Vuante nga probleme pulmonare, ndërron jetë në spital 45-vjeçari nga Skrapari!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një person i cili kishte problem me insuficiencën respiratore mësohet se ka ndërruar jetë në orët e mbrëmjes në spitalin Nënë Tereza në Tiranë.

Pacienti ishte sjellë me urgjencë nga Skrapari dhe sipas mjekëve kishte paraqitur probleme pulmonare. Mosha e tij mësohet se ishte 45 vjeç. Mjekët nuk e kanë cilësuar rastin si një rast të thjeshtë viral sepse siç shprehen ata, analizat paraprake nxorën një problem të theksuar pulmonar dhe për këtë arsye rasti është dërguar me urgjencë dhe me autoambulancë në QSUT.

Por ndërhyrja për jetën e tij ka qenë tejet e vonë e për pasojë i sëmuri ka ndërruar jetë. Ndoshta edhe largësia për ta sjellë në spital ka qenë e madhe e si duket autoritetet nuk e kanë vlerësuar sa duhet rastin duke mos nisur një mjet nga ajri.

Sipas të dhënave rasti i 45-vjeçarit nga Skrapari nuk ka të bëjë me virozat e stinës e aq më tepër me virusin që sipas tyre janë marrë të gjitha masat për ta parandaluar. Ndonëse asnjë e dhënë nuk vjen se si mund të parandalohet koronavirusi, autoritetet janë shprehur optimistë për sa i përket përballjes me situatën që ka tronditur gjithë botën e së fundmi edhe Italinë.  n.k/Fjala.al/

 

 

Të fundit

Bllokohen 14 turistë të huaj në kanionin e Langaricës

Policia e Përmetit ka shpëtuar 14 turistë të huaj që kishin mbetur të bllokuar në një pjesë të kanionit...

Trump komplimenton Zelenskyn për veshjen

Mes diskutimeve intensive mbi luftën dhe paqen, një moment i gëzuar ndodhi pikërisht tani në Zyrën Ovale, ndërsa zgjedhja e kostumit të zi nga...

Trump: Nuk kemi nevojë për armëpushim. Dua direkt paqe

Donald Trump thotë se nuk ka nevojë për një armëpushim në Ukrainë. Një marrëveshje paqeje mund të arrihet ndërsa Ukraina dhe Rusia janë në luftë,...

“Kam një letër për gruan tuaj”, Zelensky befason Trump

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky gjatë konferencës me gazetarët ka falenderuar Trump për mundësinë e armatimeve që Ukraina po vazhdon të blejë përmes një...

Zbulohen detaje nga aksidenti ku humbën jetën 3 shqiptarë

Tre shqiptarë kanë humbur jetën tragjikisht e një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë pas një aksidenti të ndodhur ndodhur mesditën e sotme në...

Lajme të tjera

Web TV