Si do të vijë ndryshimi? Meta: Me referendum, unë dhe Berisha e mbajmë fjalën!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i pyetur sesi mund të vijë ndryshimi nga dy emra opozitarë si ai dhe Sali Berisha që kanë 30 vite në politikë, tha se alternativa e ndryshimit do të jetë vota e lirë, primaret dhe referendumi.

Meta: Mendoj se në vitin e fundit ka patur shumë ndryshime, peizazhi opozitar është shumë përfshirës dhe do bëhet shumë koheziv sepse i përgjigjet shumicës së popullit shqiptar besimi i të cilëve është tradhtuar në të kaluarën. Qeveria është më ilegjitime se asnjëherë tjetër sepse është më anti-popullore se kurrë më parë. E them unë dhe e thonë gjithë të vërtetat, çmimi i karburanteve që i kemi më të shtrenjta se gjithë rajoni. Jemi të parët për numrin e azilkërkuesëve , niveli i taksave është më i larti dhe shifrat e pensioneve janë më të ulëta se kudo. Nuk ka situatë më dinamike se kjo për opozitën. Nuk ka situatë më dinamike dhe ju do e shihni shumë shpejt do dali jashtë parashikimeve tuaja.

Rakipllari: Në kuptimin që është qeveri ilegjitime, që e ka marrë pushtetin me ato mënyra që e ka marrë. Po ju thoni me ndryshimin, si me ndryshim, që kryetari i opozitës është Sali Berisha që ka 30 vjet që ka pasur pushtetin dhe ju që keni pasur koalicion me Ramën.

Meta: Ndryshimi do vijë nga vota e lirë, nga primaret nga referendum i qytetarëve. Unë me zotin Berisha, ndryshe nga shumë të tjerë e mbajmë fjalën.

Rakipllari: Berisha paralajmëroi sot protesta të qëndrueshme dhe të gjata. Çfarë tjetër ka?

Meta: Opozita tani është e pagjumë është e përkushtuar t’i japë jetë këtij ndryshimi. Me zgjedhje dhe protesta. Ja u thashë si iku Millosheviçi, këtu do ikë më kollaj.

Lexo edhe :  Ekzekutoi të birin me thikë, arrestohet babai në Tiranë, zbardhet dinamika e ngjarjes

Sulo: Biem dakord që ka shume çështje për t’u denoncuar dhe afera të qeverisë. Varfëria është rritur, s’ka moment më të mirë për opozitën që të kalërojë këtë pakënaqësi për të bërë ndryshimin, në atë sens që thoni ju dhe kolegët, e frymës dhe zierjes, nuk ka. Nuk mjaftojnë më denoncimet zoti Meta.

Meta: Alternativa nuk ka të bëjë me njerëzit. E kam bërë të qartë që angazhimi parë madhor i yni si Parti e Lirisë, është garantimi i referendumit, që qytetarët të jenë politikbërës. Kjo do të garantojë vendosjen e gjithë klasës politike nën kontrollin e qytetarëve. Mendoj se ky është një dallim i madh.  Primaret, janë diçka që duhen përshëndetur. Se hap procesin, nuk zgjidhen kandidatët me zarfa dhe tendera. Alternativa është antikorrupsioni. Kjo situatë politike erdhi këtu në vend ku u përqëndrua çdo gjë, mbaroi parlamentarizmi dhe gjithçka vendoset jashtë syve të publikut.

Të fundit

Shefat mund të jenë horrat e Super Bowl por ne do të humbnim padiskutim

Kansas City ka të gjithë përbërësit e nevojshëm për djemtë e këqij: fitore, thirrje të dyshimta dhe lojtarë të...

Arsyet pse një mashkull tradhton edhe pse e do partneren e tij

Asgjë nuk duket më keq se të të mashtrojnë dhe të dëgjosh gënjeshtrat e dikujt që ti dashuron shumë. Njerëzit që janë tradhtuar në...

7 Shkurt 1992/ Nënshkruhet Traktati i Mahstrihtit i Bashkimit Evropian

Pasi vuajtën për shekuj me rradhë nga konfliktet e përgjakshme me njëri-tjetrin, kombet e Evropës Perëndimore, u bashkuan më në fund në frymën e...

Çfarë është ‘Kapja e Shtetit’? Një paralajmërim për amerikanët

Nga Tyler McBrien Dëshironi të qëndroni të përditësuar për atë që po ndodh në Afrikën e Jugut? Regjistrohu për Vendet Tuaja: Përditësimi Global dhe ne...

USAID dhe fondet e tij

Nga Prof. Pandi Zdruli Debati i madh që ka shpërthyer në Shqipëri për fondet e USAID-it është i drejtë dhe ja vlen të bëhet. Për...

Lajme të tjera

Web TV