Prishet “syri i keq”, pas dy humbjeve Partizani mund Vllazninë 1-0

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekipi i Partizanit i është rikthyer fitoreve pas disa kohësh jo fort të mira për të, duke mundur sot në “Selman Stermasi” skuadrën e Vllaznisë me rezultatin 1 me 0. Sapo është mbyllur ndeshja midis kryeqytetasve dhe shkodranëve dhe tifozët e “Demave të kuq” kanë rimarr veten pas humbjes befasuese me Tiranën në derbin më të fundit kryeqytetas.

Partizani ka shënuar golin e tij të vetëm në këtë sfidë në minutën e 62-të, me anë të Eneo Bitrit. “Demat e kuq” arritën që të zhbllokonin rezultatin, duke kaluar në avantazh pas një pjese të parë jo fort të mirë dhe të plogësht në dukje.

Në pjesën e parë por edhe të dytën ekipet u karakterizuan nga një lojë e kujdesshme, me pak raste për shënim, por ajo që duhet theksuar është fakti se topi u mbajt më shumë nga shkodranët që bënë një lojë për t’u lavdëruar.

Pjesa e parë ishte tepër e vakët, me shumë pak raste shënimi nga të dyja skuadrat. Pasime të gabuara dhe një ritëm jo i lartë, karakterizuan këtë 45 minutësh të parë.

Edhe pjesa e dytë nisi e tillë, por goli i Bitrit i dha ngjyrë sfidës dhe skuadrat u hapën, duke humbur raste të tjera. Por ata që kanë marrë rezultatin dhe pikët e kësaj sfide ishin “Demat e kuq” që kanë shënuar me anë të Bitrit.

Këto pikë janë shumë të rëndësishme për kampionët ende në fuqi të Superligës. Ky gol erdhi pas shumë tentativash dhe mundimi, pasi Partizani ka shfaqur një performancë të dobët deri tani si në takimin e fundit ashtu edhe në takimet e kaluara.

Me këtë fitore Partizani ka shkuar në kuotën e 28 pikëve, po kaq sa ka dhe Tirana, por të kuqtë ndodhen në vendin e katërt. Ndërsa Vllaznia mbetet në kuotën e 23 pikëve në vendin e shtatë.

Lexo edhe :  E bujshme/ Luka Modric do të largohet nga Real Madrid në fund të këtij sezoni

Megjithatë, siç është bërë edhe zakon tashmë për fitoret e Partizanit, ka qenë tifozeria e të kuqve që ka ndezur shkallët e stadiumit të kryeqytetit me gjithë motin aspak të favorshëm./Fjala.al/ Përgatiti: K.T./

Të fundit

Martesat brenda fisit, ja qyteti i shkatërruar nga sindroma e veçantë

Në një nga zonat më të izoluara të Brazilit, në lokalitetin Serrinha dos Pintos, në veriperëndim të vendit, është...

12 milionë turistë për 2024/ Rama: Do të preferoja që Shqipëria të bëhej një “Itali” e re

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë ekskluzive me me Richard Attias, organizatorin e mirënjohur të FII (Iniciativa e Investimeve të Ardhshme), platforma globale...

Autobusi përplaset me makinën e policisë bashkiake në Fier, disa të lënduar

Një automjet i policisë bashkiake është përplasur me një autobus të linjës Libofshë- Fier, mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “ Ura e...

Ushtria amerikane “zbarkon” në Kosovë në kuadër të “Defender Europe 25”

Kosova sivjet është nikoqire e stërvitjes shumëkombëshe “Defender Europe 25”. Ushtrimet do të mbahen në poligonin ushtarak të Babaj Bokës në Gjakovë. Disa mira...

Zbulohet pas 48 vitesh fëmija ilegal i Freddie Mercury me gruan e shokut të tij

Një libër i ri biografik që do të publikohet së shpejti, me titull “Love, Freddie”, po trondit botën e muzikës dhe fansat e Queen,...

Lajme të tjera

Web TV