Veliaj dhe ambasadori britanik King-Smith lançojnë ‘Javën e Kulturës Britanike’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ndeshje kriketi mes stafit të Bashkisë së Tiranës dhe Ambasadës Britanike shënoi dje nisjen e “Javës Britanike”. Në 100-vjetorin e marrëdhënieve mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, Bashkia e Tiranës do të organizojë një sërë aktivitetesh që kremtojnë kulturën, artin, muzikën dhe sportin britanik, që do të kulmojnë me koncertin e Rita Orës në 6 shtator.

I shoqëruar nga ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith dhe kampioni i botës në boks Florian Marku, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se sporti ka fuqinë e bashkimit mes popujve. Ai tha se Britania e Madhe ka qenë gjithmonë në krah të Shqipërisë në momentet tona më të rëndësishme. “Anglia promovon në mënyrë të jashtëzakonshme shumë sporte, jo vetëm futbollin apo boksin, kriketin, sepse sporti bashkon njerëzit. Me sport është mënyra e mirë sesi e nisim këtë javë të bashkimit, të bashkëpunimit, të vëllazërisë që kemi me Britaninë e Madhe, një vend që ka qenë gjithmonë aleati ynë, ka qenë gjithmonë një fans i yni, ka qenë aty në ditët tona të vështira, qofshin këto ditët e vështira të Luftës së Dytë Botërore, qofshin këto ditët e vështira gjatë eksodit të Luftës në Kosovë”, u shpreh Veliaj.

Ndërkaq, në sheshin “Skënderbej” ka nisur puna për ngritjen e skenës gjigante për koncertin e Rita Orës. Koncerti do të mbahet në mbrëmjen e 6 shtatorit dhe hyrja do të jetë falas për të gjithë. “Skena mbrapa po përgatitet për një tjetër sukses shqiptaro-britanik: Rita Ora. Ndërkohë, sapo mbyllëm një fundjavë fantastike me “Sunny Hill Festival”, me Dukagjinin dhe familjen Lipa”, shtoi më tej Veliaj.

Ambasadori Britanik deklaroi se “Java Britanike” do të vijë me një sërë aktivitetesh të ndryshme, të cilat nisin në Tiranë për t’u shtrirë më pas në të gjithë Shqipërinë. “Është një kënaqësi që të jem në qendër të Tiranës, në qendër të Shqipërisë, në sheshin “Skënderbej”, për të lançuar “Javën Britanike 2022” dhe kjo do të jetë java kulturore ku ne do të festojmë të gjithë aspektet e kulturë mes Britanisë dhe Shqipërisë”, nënvizoi ambasadori Alastair King-Smith.

Të fundit

Bie pretendimi i PD, fletët e votimit në Peqin dalin pa vula

Një nga akuzat e përsëritura më shpesh nga Partia Demokratike ka qenë, vënia në zbatim nga shumica, e fenomenit...

Operacioni “Enigma” në Durrës, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, mesazh falënderues për strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit dhe Drejtorinë...

Presidenti i FIFA-s Infantino uron Egnatian për titullin kampion

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka dërguar një letër urimi për klubin kampion të Shqipërisë, KF Egnatia, pas triumfit të tyre në kampionatin shqiptar....

Helmimi i fëmijëve në Gramsh, reagojnë autoritetet shëndetësore: Analizat ….

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor ka reaguar lidhur me rastin e helmimit të fëmijëve në një kopsht në qytetin e Gramshit, duke qartësuar...

Tri gjëra që do t’i ndodhin trupit tuaj nëse hiqni dorë nga ëmbëlsirat

Sheqeri tani është armiku kryesor i një diete të shëndetshme, pasi është i pranishëm në pothuajse të gjitha ushqimet. Kjo është arsyeja kryesore pse...

Lajme të tjera

Web TV